Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë u pyet nëse qeveria mban përgjegjësi politike, institucionale apo dhe moralin për faktin se një sërë ministrash kanë lejuar që ish-ministri Lefter Koka të marrë një tender, për të cilin u arrestua të martën.
Gazetarja: A mban qeveria përgjegjësi politike, institucionale, apo edhe morale për faktin se një sërë ministrish kanë lejuar sipas SPAK-ut që kolegu juaj Lefter Koka që me një tender të marrë 4 milionë Dollarë rryshfet? A kanë qenë motivet e kolegëve tuaj në ministri, në qeveri të ngjashme me ato të Lefter Kokës për të mbyllur sytë në këtë proces?
Arben Ahmetaj: Përballja me drejtësinë është individuale nuk është as kolektive, as politike.


