• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nga blerja për 570 mijë dollarë tek investimi, Bashkim Balili tregon të vërtetën për ‘Santa Quaranta’-n
Home
Sociale

Nga blerja për 570 mijë dollarë tek investimi, Bashkim Balili tregon të vërtetën për ‘Santa Quaranta’-n

9 January, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vëllai i Klemend Balilit i shpallur në kërkim prej 2 vitesh në akuzën për trafik droge ka folur për pasurinë e familjes së tij si dhe resortit ‘Santa Quaranta’ në Sarandë, pasuri të vendosura nën sekuestro preventive.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Bashkim Balili tha se “Santa Quaranata” nuk është ndërtuar nga themelet, por është bërë rikonstruksion dhe është blerë në vitin 2001 me një vlerë prej 570 mijë dollarësh nga të ardhura të deklaruara. Ai tha se Investimet në resort nuk kalojnë më shumë se 2 milionë euro dhe të gjitha të ardhurat janë të deklaruara dhe të justifikuara.

“Drejtësia është e ndikuar nga politika. Të verifikohet sistemi TIMS sa kohe ka Klemend Balili që nuk del në Greqi. Pasuritë tona janë qesharake me përjashtim të ‘Santa Quaranta’s dhe pasuritë e tjera janë shtëpitë. Ne jetojmë në fshat. Ne kemi hotelin ‘Santa Quaranta’ dhe një karburant. Nuk kemi prona të blera sot. Pronat tona janë këto dhe nuk kemi prona të tjera jashtë vendit apo në Shqipëri. “Santa Quaranata” nuk është ndërtuar nga themelet, por është bërë rikonstruksion. Ato dhoma siç kanë qenë në kishë të sistemit ashtu janë edhe sot. “Santa Quaranta” nuk u bë për një ditë dhe janë dashur vite. Ajo është blerë në vitin 2001 nga unë dhe është blerë 570 mijë dollarë në atë kohë me fitimet e firmës time që janë të deklaruara.

Pasi u largova nga policia unë jam bërë pronar i një rrobaqepësie dhe jam pajisur me një licencë për polici private. Puna ime ka qenë transparente dhe paratë janë të justifikuara. Është hedhur baltë ndaj nesh. Unë kam bërë ndarjen e “Santa Quaranta” në 3 certifikata. Investimet në resort nuk kalojnë më shumë se 2 milionë euro. Unë jam ndarë në që në vitin 1997 dhe këto janë fitime të të biznesit tim personal”- tha Bashkim Balili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Kam qenë me PD, kisha njohje me Berishën dhe Hajdarin”, Balili: S’kam financuar asnjë...
Previous article Sagnol: Zidane u përjashtua me të kuq shkaku i Wiltord

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT