Nisur nga akuzat politike për Klement Balilin si i mbështetur nga njëra apo tjetra parti, vëllai i tij Bashkim Balili është pyetur sot në emisionin “Studio e Hapur” në News24 për marrëdhëniet e tij me politikën. Ai ka deklaruar se me ardhjen e pluralizmit ka qenë me PD-në dhe se ka takuar Berishën dhe Azem Hajdarin por më pas është bashkuar me një tjetër alternativë, LSI-në. Bashkim Balili mohoi se ka financuar në politikë.
Mbështetur po, financuar jo. Shokëve dhe miqve iu kam kërkuar për të votuar kjo është mbështetja”, tha Balili.
A është e vërtetë se ka ardhur ish-kryeministri Berisha tek ju?
Po dr.prof. Sali Berisha. Unë e simpatizoja për ato që flisja. Më ka ardhur në zonë dhe gjithmonë e kam mbështetur. Si atë si Azem Hajdarin që në 97 e kam shoqëruar në Sarandë.


