• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA 17 SHKOLLAT E REJA TEK INVESTIMET NË ZONAT RURALE/ Kreu i i Këshillit Bashkiak të Tiranës tregon projektet
Home
Politikë

NGA 17 SHKOLLAT E REJA TEK INVESTIMET NË ZONAT RURALE/ Kreu i i Këshillit Bashkiak të Tiranës tregon projektet

6 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës pritet që të miratojë një sërë vendimesh të rëndësishme për zhvillimin e qytetit. Kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu deklaroi në studion e Report tv, se kryebashkiaku Veliaj ka vendosur disa objektiva ambiciozë dhe që janë mëse të arritshëm. Ai listoi edhe një sërë projektesh të rëndësishme që do i japim një tjetër pamje kryeqytetit, të ngjashme me kryeqendrat e tjera evropiane.

“Kanë filluar punimet te Bulevardi “Zogu i I”. Ajo lloj cilësie që shohim te Sheshi “Skënderbej”, që ishte sheshi më i votuar për vitin 2018 në Europë, do të vazhdojë edhe drejt Bulevardit “Zogu I”. Për shkak se është parë se si ajo që kishim më përpara me ato tullat dhe ato fasadat ka nevojë t’i përgjigjen këtij lloj sheshi që ne kemi. Janë edhe punë të tjera. Kemi sfidën, në atë drejtim, të Parkut të Ri, me zgjatimin e Bulevardit, me mbërritjen e Bulevardit drejt Parkut të Ri dhe që kryetari ka vendosur disa objektiva goxha ambiciozë, por që shumë të arritshëm”, tha Gogu.

Një tjetër projekt shumë i rëndësishëm është edhe ai për transformimin e Piramidës dhe përgatitjen e gjeneratave të reja për teknologjinë dhe sipërmarrjen.

“Piramida është gjithashtu jashtëzakonisht shumë interesant rehabilitimi i saj dhe kthimi i gjithë asaj sipërfaqeje të rinjve të qytetit. Atyre, të cilët duan të ndeshen me sfidat e teknologjisë, por edhe të sipërmarrjes, por edhe qytetarëve të cilët duan të vështrojnë qytetin nga një pikë vështrimi tjetër. Shumë shpejt do të fillojë edhe aty puna”, theksoi ai.

Dy nga projektet më të rëndësishme janë edhe hapja e 17 shkollave të reja që do i japin fund mësimit me dy turne si dhe gjithashtu kapja e shpejtësisë për fshatin dhe për zonat rurale.

“Janë një sërë sfidash të tjera. 17 shkolla të reja. Duhet të vazhdojmë sfidën me rehabilitim lagjesh. Por gjithashtu sfida kryesore e këtij mandati është gjithashtu kapja e shpejtësisë për fshatin dhe për zonat rurale, pra atë pjesë të qytetit e cila për shkak të zhvillimeve dhe ritmit që ka pasur në qytet, është duke pritur ende dhe në këto zgjedhje votoi dukshëm që do të ketë të njëjtën gjë në mesin e tyre. Puna ka filluar, ekipet janë në punë, Këshilli Bashkiak është duke u bërë gati për mbledhjen e tij të parë të punës me një rend dite goca ambicioz, kështu që jemi duke ecur”, deklaroi Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZYRTARE/ Feronikeli gjen zëvendësuesin e Zekerie Ramadanit tek klubi...
Previous article SHPALLI "DIVORCIN" ME DASHAMIR XHIKËN/ Partizani nis kërkimet për një portier, hedh sytë...

k.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT