• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NGA 1 MARSI”/ Merkel: Viza për punëtorë me aftësi profesionale nga jashtë BE
Home
Nderkombetare

“NGA 1 MARSI”/ Merkel: Viza për punëtorë me aftësi profesionale nga jashtë BE

17 December, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria e kancelares Angela Merkel diskutoi me zyrtarët gjermanë të biznesit dhe të sindikatave strategjitë për tërheqjen e punëtorëve me aftësi profesionale nga jashtë Bashkimit Europian, në kushtet kur vendi po përpiqet të zgjidhë çështjen e mungesës së profesionistëve të kualifikuar. Merkel u tha gazetarëve se qasja e qeverisë së saj ndaj problemit do të ishte më shumë trajnime për gjermanët dhe tërheqja e më shumë njerëzve të kualifikuar nga vendet e tjera të BE-së. Por, duke e ditur se vetëm kjo do të ishte e pamjaftueshme, Gjermanisë i duhet të sjellë punëtorë nga jashtë BE-së, tha ajo. Për këtë, Gjermania do të duhet t’ua lehtësojë punëtorëve të kualifikuar marrjen e vizave për të filluar sa më shpejt në vendet e reja të punës. Ajo tha gjithashtu se duhet punuar që Gjermania të shihet si një vend tërheqës për t’u sistemuar.

“Nuk jemi ne të vetmit që kërkojmë punëtorë të kualifikuar në botë,” tha ajo. “Në këtë fushë ka një konkurrencë të madhe.” Legjislacioni që do të hyjë në fuqi më 1 Mars do t’ua bëjë më të lehtë shtetasve jashtë BE-së të marrin viza për të punuar dhe për të kërkuar punë në Gjermani.

Lehtësitë që aplikohen aktualisht për të diplomuarit e universiteteve po zgjerohen tani tek emigrantët me kualifikime profesionale dhe njohuri të gjuhës gjermane. Sektorë të tillë si teknologjia e informacionit dhe infermieria kanë nevojë për vende pune. “Shumë kompani në Gjermani kërkojnë urgjentisht punëtorë të aftë, madje edhe në një kohë kur ekonomia është dobësuar,” thotë Eric Schweitzer, president i Shoqatës së Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Gjermane. Për më shumë se gjysmën e kompanive, mungesa e punëtorëve të aftë është aktualisht rreziku më i madh për biznesin.”

Ingo Kramer, kreu i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve, thotë se rreth 430,000 migrantë që erdhën si azilkërkues që nga viti 2015, tani janë në punë, kështu që nuk do të ishte e paarsyeshme të shpresohet që vendi të mund të punësojë të paktën 100,000 vende pune në vit, duke kërkuar në mënyrë aktive profesionistë nga jashtë.

“Procesi duhet të ecë shpejt, të mos jetë i gjatë dhe burokratik,” tha ai. Ai shtoi se nëse Gjermania dëshiron që këta punëtorë të qëndrojnë, “është e rëndësishme që ata të ndjehen në Gjermani si në vendin e tyre”.

Sipas propozimeve që dolën nga takimi i së hënës, qeveria shpreson të rrisë përdorimin e portalit të saj informativ “Make it in Gjermany” (“Arrijeni suksesin në Gjermani”) për punëtorët e kualifikuar. Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier tha se qeveria dhe grupet e biznesit kishin rënë dakord gjithashtu të krijojnë projekte pilot me disa vende, si India, Brazili dhe Vietnami.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas premtoi të rrisë aftësinë e ministrisë së tij për të përpunuar vizat dhe për të dixhitalizuar procesin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAKETA "ANTISHPIFJE"/ Subjekti mund të ankimojë vendimin, por s'pezullohet ekzekutimi
Previous article JO VETËM DERBIN/ “Air Albania” përgatitet të presë një tjetër ndeshje mes pretendentësh

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT