• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Nga  00:00 e 1 janarit 2019 bastet do trajtohen si kanabisi”/ Lleshaj porosi të prerë drejtuesve të policisë: Do mbani përgjegjësi
Home
Politikë

“Nga 00:00 e 1 janarit 2019 bastet do trajtohen si kanabisi”/ Lleshaj porosi të prerë drejtuesve të policisë: Do mbani përgjegjësi

30 December, 2018 F.autor Politikë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit me fokus ndalimin e basteve sportive nga data 1 janar 2019. Lleshaj tha se çdo aktivitet i kësaj natyre pas orës 00:00 të 1 janarit do konsiderohet veprimtari e paligjshme e cila do sanksionohet sipas ligjeve në fuqi. Lleshaj paralajmëroi edhe drejtuesit e policisë nëse në zonat e tyre do konstatohen aktivitete të ushtrimit të basteve sportive.

“Që në orën 00:00 të 1 janarit nuk do të lejohen bastet sportive, lojërat me kalë, apo dhe reklamat për bastet. Policia e Shtetit në këtë rast është strukturë në zbatimin e drejtpërdrejt të ligjit. Nga data 1 janar kjo veprimtari bëhet e paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndalimi i saj është detyrim për Policinë e Shteitt. Në çdo lokal ku ushtrohet në mënyrë të hapur apo të kamufluar, duhet të trajtohet si parcelë kanabisi dhe e gjithë qasja e policisë duhet të jetë e tillë nëse ka mbetur ndonjë në funksion. Drejtuesit e policisë do vihgen përpara përgjejgësisë nëse konstatohet veprimtari e paligjshme në territorin që ata do kenë në mbikëqyrje“, u shpreh Lleshaj.

Ai u ndal edhe te masat e marra nga policia sa i takon festave të fundvitit ku kërkoi nga policia rritjen e prezencës në pikat e kalimit kufitar për kapjen e personave në kërkim. “Duhet të shtohen kontrollet dhe bashkëpunimet me qytetarët. Meqenëse jemi mbledhur këtu, dua të sqaroj edhe disa probleme që kanë rëndësi. Siç është menaxhimi i festave që janë në prag. Ndaj kërkohet që të shtohen shërbimet e policisë në pikat kufitare. Vëmendja e shtuar duhet të shtohet ndaj personave në kërkim, apo atyre që janë me precedentë kriminale”, tha Lleshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EKZEKUTOI NJË FAMILJE NË ELBASAN"/ Arrestohet pas 11 vitesh në kërkim shqiptari i dënuar me burg përjetë (EMRI)
Previous article PËRFORCIME NË JANAR/ Sevilla i gjen sulmues "Kuqezinjve"

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT