• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NESËR PUBLIKOHET RAPORTI PËRFUNDIMTAR/ Meta ndërron mendje, dërgon këshillarët në Komisionin e Venecias
Home
Politikë

NESËR PUBLIKOHET RAPORTI PËRFUNDIMTAR/ Meta ndërron mendje, dërgon këshillarët në Komisionin e Venecias

10 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Edhe pse ishte shprehur se ishte i gatshëm të shkonte deri në Venecia pasi ishte i bindur se nuk ka shkelur kushtetutëm me dekretin për anulimin e zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Venecias që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Report tv ka mësuar se Meta do të dërgojë 3 këshilltarët e tij, Bledar Dervishaj, Arben Cici dhe Ilda Zhulali. Ndërsa nga mbledhje do të marrin pjesë edhe përfaqësues të mazhorancës.

Venecia nesër do të shqyrtojë raportin  përfundimtar sa i përket zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti Meta.

Përmes një letre Meta i kërkoi presidentit të Komisionit të Venecias Giani Buquicchio të reflektojnë mbi projekt-opinionin ku thuhet se presidenti i Republikës ka shkelur kushtetutën, duke thënë se kjo mund të ndikojë negativisht në zgjidhjen e krizës në vend. Sipas Metës publikimi i tij në këtë kohë ka rindezur edhe njëherë polarizimin politik pikërisht kur palët sipas tij po rivendosnin një urë dialogu.

Kreu i shtetit kërkon që shqyrtimi i kësaj çështjeje të marrë vëmendjen më të plotë të të gjithë anëtarëve të Komisioni të Venecias pasi sipas tij vjen në një kohë kur kriza e rëndë në vend po shkon drejt një zgjidhjeje.

Në letrën e tij mbi draft-opinionin e Komisionit të Venecias, Meta u shpreh se Komisioni i Venecias, nuk është në pozitën për t’u shprehur rreth situatës politike në Shqipëri, të cilën sipas tij do mund ta vlerësonte vetëm në rast të njohjes më të plotë të saj.

Pak ditë më parë, Komisioni i Venecias doli me një draft-opinion paraprak, ku shkruhej se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, megjithatë theksohej se vendimi për ta shkarkuar i takon Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DYQANEVE ME VESHJET E TIJ/ Joni Peçi tashmë me linjën e tij të parfumeve (FOTO)
Previous article MBROJNË HOMOSEKSUALËT NË TIRANË/ Organizatat "sulmojnë" kishën katolike: Ç'ju duhet juve se çfare bëjnë vajzat me trupin e tyre

F.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT