• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nëse të gjithë do të bënim këto gjëra, do të kishte më pak vdekje nga kanceri
Home
Shëndet

Nëse të gjithë do të bënim këto gjëra, do të kishte më pak vdekje nga kanceri

15 January, 2018 Q.Autor Shëndet

Nëse keni dyshuar ndonjëherë se disa ndryshime për mirë në mënyrën e jetesës mund të ulin rrezikun për kancer, atëherë mendojuni sërish. Autorët e një studimi sugjerojnë se 20-40% e rasteve me kancer – dhe 50% e të gjitha vdekjeve nga kanceri – mund të parandalohen nëse të gjithë do të bënim këto 4 gjëra: të stërviteshim rregullisht, të mbanim një peshë trupore të shëndetshme, të mos pinim duhan dhe të pinim alkool në sasi të moderuar.

Kaq mjafton që të ulet numri i vdekjeve nga kanceri, sipas një studimi të publikuar para pak ditësh tek JAMA Oncology.

“Edhe pse janë bërë më parë studime të ngjashme për lidhjen mes kancerit dhe faktorëve të mënyrës së jetesës, ka kohë që mënyra  jetesës në SHBA ka ndryshuar në mënyrë drastike”, thotë autori kryesor i studimit, Mingyang Song, nga Spitali i Përgjithshëm i Masaçustes, Shkolla Mjekësore e Harvardit dhe Shkolla e Shëndetit Pulbik Harvard T.H. Chan  në Boston.

“Donim të provonim një imazh të përditësuar”.

Gjithashtu ka një arsye tjetër pas studimit të dr. Song: Është bërë në përgjigje të një studimi të publikuar në vitin 2015 në revistën Science, që sugjeron se një e treta e rasteve me kancer mund të shkaktohen nga ambienti ose gjenetika, ndërsa pjesa tjetër nga mutacionet rastësore të ADN-së në qelizat staminale (me pak fjalë, fati i keq). Këto zbulime janë keqinterpretuar nga media dhe kanë lënë publikun të mendojë se disa lloje kanceri shfaqen për shkak të fatit të keq.

Dr. Song shpreson që studimi i fundi të adresojë këtë keqkuptim. Ekspertët kanë analizuar të dhënat e më shumë se 130 mijë personave nga dy studime të tjera afatgjate: Studimi i Shëndetit të Infermiereve dhe Studimi Pasues i Profesionistëve të Shëndetit.

Shkencëtarët i ndanë njerëzit në 2 grupe, bazuar tek mënyra e tyre e jetesës: I pari u konsiderua me rrezik më të ulët (ose i shëndetshëm), ndërsa grupi i dytë me rrezik më të lartë. Më pas shkencëtarët kontrolluan për rrezikun që paraqitej tek personat e secilit grup për zhvillimin e kancerit të mushkërisë, gjirit, pankreasit, fshikëzës etj. Këtu nuk u përfshinë kanceri i lëkurës dhe trurit, duke qenë se këto lloje kanceri lidhen me rrezet ultraviolet dhe karcinogjenë të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 mjekime alternative për dhimbjen e dhëmbit
Previous article 5 probleme shëndetësore që mund të zgjidhen në palestër

Q.Autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT