• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
5 mjekime alternative për dhimbjen e dhëmbit
Home
Shëndet

5 mjekime alternative për dhimbjen e dhëmbit

15 January, 2018 Q.Autor Shëndet

Dhimbja e dhëmbit mund të fillojë në çdo moment. Ajo shkaktohet si pasojë e kaviteteve, një dhëmbi të prishur, rënia e mbushjes ose dhe nga infeksionet. Nuk keni lënë akoma një takim me dentistin, ndërkohë që dhimbja është e papërballueshme dhe duhet menaxhuar sa më shpejtë që të jetë e mundur? Fatmirësisht, ekzistojnë disa mjekime alternative që lehtësojnë disi dhimbjet.

Ujë me kripë

Një tjetër alternativë është uji me kripë. Hidhni në një gotë me ujë një lugë gjelle kripë, përzieni dhe bëni gargare sa më gjatë të mundni. Më pas pështyjeni. Mund ta praktikoni sa herë të doni, derisa dhimbja t’ju largohet. Por, kini kujdes të mos e kaloni poshtë, pasi mund t’ju lërë me një shije të pakëndshme.

Çaj

Nëse dhimbja e dhëmbit po ju bezdis dhe po e ndieni gjithnjë e më shumë, pse nuk e largoni atë më pak çaj? Çaji i mentes ka një shije shumë të shijshme dhe të freskët, si edhe fuqi mpirëse, e cila është ajo çfarë ju duhet në këtë moment. Ju duhet vetëm një lugë çaji me gjethe të tharë mente në një filxhan me ujë të valuar dhe lëreni të tretet për 20 minuta. Pasi të ftohet pak çaji, bëni gargare për disa minuta dhe më pas nxirreni. Ju mund ta konsumoni më pas nëse ju pëlqen, pasi çaj ka veti shumë të mira, plus aroma e mentes ju ndihmon në freskimin e frymëmarrjes. Nëse dëshironi, mund të përdorni edhe çaj të zi, pasi ka vetinë e uljes dhe lehtësimit të ënjtjes dhe dhimbjeve të dhëmbit.

Ekstrakti i vaniljes

Kush mund ta mendonte që ekstrakti i vaniljes ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe ënjtjen e dhëmbit? Ajo çfarë duhet të bëni është të njomni një pambuk me ekstraktin e vaniljes dhe vendoseni mbi dhëmbin e infektuar. Ju mund të përdorni dhe ekstraktet e tjera, siç janë ato të bajameve, të mentes dhe limonit, pasi kanë të njëjtin efekt si vanilja.

Akull

Kjo është një nga alternativat më të lehta për lehtësimin e dhimbjeve  të dhëmbit. Mblidhni disa kuba akulli në një copë të pastër. Vendoseni në zonën ku keni dhimbje dhe lëreni për disa minuta ose deri sa të largohet/lehtësohet dhimbja. Mund ta përdorni sa herë të doni.

Pastë me xhenxhefil dhe spec të kuq

Përzini specin e kuq dhe xhenxhefilin me ujë derisa të përfitoni pastën. Vendosni pak nga kjo pastë në pambuk dhe e aplikoni te dhëmbi që keni dhimbje, pa prekur mishrat e dhëmbëve apo gjuhën. Lëreni deri kur dhimbja të jetë lehtësuar. Mund të përdorni dhe vetëm këto erëza nëse dëshironi, pasi do t’ju ndihmojnë me lehtësimin e dhimbjeve, duke qenë se kanë efektin e qetësimit të dhimbjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ 7 minuta në ditë si këto ushtrime dhe shpina nuk do t’ju shqetësojë më
Previous article Nëse të gjithë do të bënim këto gjëra, do të kishte më pak vdekje nga kanceri

Q.Autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT