• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËSE DO KETË NJË VALË TË DYTË DO JETË…”/ Shtimi i rasteve me COVID, shefi i Mikrobiologjisë: Pritej pas hapjes së vendit, por mosrespektimi i masave…
Home
Sociale

“NËSE DO KETË NJË VALË TË DYTË DO JETË…”/ Shtimi i rasteve me COVID, shefi i Mikrobiologjisë: Pritej pas hapjes së vendit, por mosrespektimi i masave…

15 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Prof. Dr. Andi Koraqi, Shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë deklaroi se rritja e rasteve të të infektuarve me koronavirus pritej pas hapjes së vendit për arsye se kontaktet janë më të mëdha por edhe sepse është vënë re mosrespektimi i masave të distancimit por edhe të kujdesit vetjak.

Sipas Dr. Koraqit, në këtë fazë janë shtuar testimet tek personat e kontaktit për gjurmim më të madh të tyre por se në lidhje me testimet që shqiptarëve iu duhen për arsye udhëtimi jashtë vendit, shefi i miikrobiologjisë theksoi se dy laboratorët që kryejnë këto testime aktualisht, kanë për qëllim të testojë për përcaktimin e diagnozës, jo për qëllime udhëtimi apo për gjëra të tjera.

Shefi i mikrobiologjisë gjithashtu sqaroi në një intervistë në emisionin ABC-ja e mëngjesit, se në këtë periudhë mund të ketë rënë transmetueshmëria e virusit por jo forca e tij dhe se nëse do të ketë një valë të dytë të Covid ajo mund të jetë gjatë periudhës së muajit nëntor.

Andi Koraqi: Testet janë shtuar sepse në këtë periudhë pritet shtimi i rasteve. Testimet nuk fokusohen në grupe të caktuara, ato bëhen sipas një rregulli epidemiologjik, sipas hulumtimeve. Me këtë nënkuptojmë që çdo rast i identifikuar me Covid ka mbrapa, disa lidhje të tjera epidemiologjike të cilat duhen testuar.

Tek rastet që zbulohen, sa janë raste që duhet të shkojnë patjetër të marrin trajtimin spitalor?

Andi Koraqi: Një teori është rreth 1/10 e rasteve kanë nevojë për hospitalizim, por kjo është teorike.

Ne presim që në datën 1 korrik të hapen kufijtë dhe shqiptarët të lëvizin në vende të Evropës, shumë vende do të kërkojnë testet, por tani për tani vetëm laboratori juaj është i certifikuar për këtë, jo privatët. A nuk do të krijonte kjo një fluks të madh tek ju?

Andi Koraqi: Për momentin janë dy laboratorë të cilët mund të kryejnë teste, laboratori i Institutit të Shëndetit Publik dhe i laboratori i Qendrës Spitalore Universitare. Ky është një vendim që nuk na takon ne, por qeverisë. Për momentin sistemi publik ka për qëllim të testojë për përcaktimin e diagnozës jo për qëllime udhëtimi apo për gjëra të tjera. Mendoj që do të gjendet një zgjidhje në momentin e duhur. Sistemi publik funksionon pa pagesë, dhe për identifikimin e të sëmurëve.

A duhet të shqetësohemi që dje kemi patur 57 të infektuar?

Andi Koraqi: Shtimi i rasteve pritej, shumica e njerëzve nuk respektojnë rregullat, mbajtja e maskave në ambiente publike duhen mbajtur patjetër, në këto kushte patjetër do kemi shtim të rasteve.

Ju mund të rekomandoni kthim pas, në një mbyllje të vendit?

Andi Koraqi: Kthim pas në mbyllje totale është i vështirë të vihet përsëri, por unë këmbëngul gjithmonë në respektimin e masave, në mbajtjen e maskave në mënyrë të detyrueshme, unë kështu mendoj.

Në bazë të dhënave që keni a mund të themi se forca e virusit është në rënie?

Andi Koraqi: Jo nuk mund ta themi këtë. Që ta themi këtë duhet të kemi parasysh, se duhet të kemi identifikuar virusin primar me një forcë të caktuar dhe duhet të kemi të izoluar një virus sekondar me një ndryshim gjenetik i cili ka një forcë të reduktuar. Kështu që këtë gjë nuk mund ta themi, nuk e thotë askush, as shkenca. Unë do të thoja këtë; që ky virus ka një larmi shfaqjesh klinike, për momentin do thoja se virusi ka ulur transmetueshmërinë për faktin se koha është ngrohur dhe ambienti është më i thatë, lagështira është më e ulët se sa në dimër. Por nuk do thoja aspak se virusi ka ulur forcën.

Nga dita zero kur jeni marrë me këtë punë, a mendoni që në Shqipëri do ketë valë të dytë, dhe nëse po a do të jetë e ashpër?

Andi Koraqi: Nëse do këtë valë të dytë, do të jetë në nëntor ose mesin e nëntorit kur fillon ftohja e kohës ku janë të pranishme edhe viroza të tjera, këtyre virozëve mund tu shtohet edhe Covid-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E MOIKOM ZEQO/ Thaçi: Bota shqiptare humbi një kolos të mendimit, la gjurmë të pashlyera në kulturën tonë
Previous article VIDEO-MESAZH NDËRGJEGJËSIMI PËR QYTETARËT/ Manastirliu: Respektoni rregullat, viruset mund të jetojë në disa sipërfaqe për orë të tëra

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT