• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËNA I KISHTE BËRË DJALIT GJELLËN GATI”/ Dalin dëshmitë pas krimit të dyfishtë në Vlorë
Home
Aktualitet
Kronikë

“NËNA I KISHTE BËRË DJALIT GJELLËN GATI”/ Dalin dëshmitë pas krimit të dyfishtë në Vlorë

26 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ndodhi të hënën në fshatin Mekat të Vlorës ku u shënua një krim i dyfishtë. 39-vjeçari Genci Koreta vrau me armë zjarri xhaxhain e tij, Jorgji Koreta,64 vjeç dhe më pas çiften e ktheu drejt vetes duke humbur jetën si pasojë e plagëve. Familja Koreta ka hapur dyert e mortit këtë të martë. Banorët e fshatit, por edhe të afërm kanë treguar që nipi 39-vjeçar nuk ka pasur probleme me xhaxhain e tij.

“Djali ka qenë i përsosur. Djalë që kur kalonim rrugës thoshte “mirëdita, mirëmbrëma” pinte kafe”, tha një banor.

Një afërme e familjes Koreta ka thënë se askush nuk e beson këtë ngjarje. Ajo ka dëshmuar se nëna e 39-vjeçarit ka qenë duke e pritur në shtëpi, madje i kishte bërë gati edhe ushqimin për ta ngrënë.

“Ka qenë djalë aq i mirë ky Genci. Ishte djalë i mirë, djalë punëtor. Nuk e beson njeri që ka ndodhur që e ka bërë ky djalë. Edhe e ëma, e pyetëm, “unë po e prisja, i kisha bërë pjatën me gjellë, më vjen kunati më thotë, ku e ke djalin se Jorgji nuk ka ikur akoma në Vlorë””, tha ajo.

E afërmja thotë se mes tyre nuk ka pasur probleme me tokën pasi e kishin veç e veç. Megjithatë ajo dëshmon se 39-vjeçari kishte kaluar në depresion pasi kur ishte në Greqi i kishte vdekur djali i xhaxhait, të cilit të hënën i mori jetën.

“Nuk dimë gjë vëlla, ata e morën me vete se kush e ka të drejtën. Djali kaloi një çikë në depresion se këtij, Jorgjit i vdiq djali, edhe ishte në Greqi me djalin ky. U mjekua, dhe ishte mirë, nuk kishte të meta që të vriste xhaxhain”, tha ajo.

Të tjerë banorë, shprehen se djali i Jorgji Koretës humbi jetën në një aksident në punë në Greqi dhe se nuk besojnë që shkak i ngjarjes të jetë kjo.

“Ai u aksidentua në punë, në Greqi. Ata kishin marrëdhënie të mira. Ai vinte tek vëllezërit. Kishte mbjellë ullinj. Ky vinte, punonte, i bënte. Ata i dinë vetë. Pëllëmbë nuk është qëlluar në Mekat. Kjo është ngjarje që na ka rënduar jashtë mase”, tha banori.

Një prej miqve të familjes Koreta tregoi se çfarë i ka thënë i ati i viktimës. Sipas tij, viktimat janë gjetur 3 orë pasi ka ndodhur ngjarja.

“Po nuk dimë gjë, pyeta të atin, ai më tha, në orën 15:00 janë vrarë. Në orën 18:00 kemi gjetur një të shtrirë andej, një këndej tha. Ku e dimë ne se kush ka qëlluar. Vetëm nipi tha i ati që kishte armën në dorë. Ata lajmëruan, xhaxhai i tij dhe kryeplaku. Unë i kam miq, dhe konflikt apo ngatërresë, kurrën e kurrës. Ai qe djalë që i thoshe plaç, ai nuk thoshte ngordhsh. Ai thoshte faleminderit. Djalë i qetë, djalë i urtë”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA ME KULTIVIMIN E DROGËS/ Zv.drejtori i Policisë: 2022 do të jetë një vit pa kanabis
Previous article COVID-19 NË KINË/ Mbyllet qyteti i Lanzhoi, 4 milionë banorë të izoluar plotësisht

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT