• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Negociatat me Greqinë, ish-Presidenti Alfred Mosiu shpjegon: Ja pse çështja e 12 miljeve nuk aplikohet
Home
Sociale

Negociatat me Greqinë, ish-Presidenti Alfred Mosiu shpjegon: Ja pse çështja e 12 miljeve nuk aplikohet

6 February, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Alfred Moisiu, ish-presidenti i Republikës i ftuar në studion e lajmeve në Ora News me gazetaren Ilva Tare ka komentuar edhe negociatat që po zhvillohen me Greqinë. 

Moisiu tha se problemi i 12 miljeve ështrë një problem kot, pasi nuk aplikohet. Ish-Presidenti komentoi edhe çështjen çame, ndërsa tha se mes Shqipërisë dhe Greqisë do të arrihet një marrëveshje, por me rëndësi është që kjo marrëveshje mos cënojë as grekët dhe as ne.

Pjesë nga intervista

Alfred Moisiu: E dini ju sa është ngushti e Korfuzit?! Nga 3 km deri në 25 km, që i bie 1.6 milje detare deri në 14 milje. Pra problemi i 12 miljeve është një problem kot sepse nuk mund të aplikohet.

Ilva Tare: Po si do të aplikohet në Korfuz psh?

Alfred Moisiu: Këtu pastaj është mesatarja, por këtu është e gjithë hileja, që nuk mund të merren të gjithë shkëmbinjtë e detit, por duhet të merren sipas ligjeve. Bota ka bërë ligje për këtë punë, por këto ama duhen kohë. Psh zgjidhje e këtyre problemeve me Italinë në atëkohë ka vazhduar 7-8 vjet. Sigurisht atëhere ishin dy sisteme të ndryshme, komuniste dhe kapitaliste, por tani duhet të zgjidhen me shpejt sepse kemi të njëjtin vizion për. Këtu është puna që për zgjidhjen e këtij problemi është plotësisht e mundshme. Unë kam një vërejtje për gjithë drejtuesit politik shqiptarë, por në mënyrë të vecantë për ministrat kryesorë. Mirë është që ata të kenë një këshill të urtësh, njerëz që e njohin problemin dhe ata duhen dëgjuar, duhen mirëkuptuar dhe sigurisht vendimin ta marrë ai që e takon.

Ilva Tare: Po çështja çame mendoni se do të marrë ndonjëherë zgjidhje?

Alfred Moisiu: Unë dëgjova një deklaratë të Presidentit Pavlopuls, jam befasuar. Unë nuk e kuptoj që një presidenti i një vendi anëtar të BE dhe NATO-s të bëjë deklarata të tilla. Unë përdor një shprehje që e kam përdorur për herë të parë në 2003 në Samitin e Selanikut “Shokun dhe mikun mund ta zgjedhësh, por fqinjin ta jep zoti”. Kjo do të thotë që të gjesh mënyrën si të bashkjetosh me të. Kështu nuk bashkejtohet! Nuk mund të injorosh shqiptarët, që janë një popull i vjetër në Ballkan.

Ilva Tare: Një marrëveshje me Greqinë do ta përfundojmë?

Alfred Moisiu: Do ta përfundojmë, jemi të detyruar ta përfundojmë, por e rëndësishmë është që marrëveshja të përfundohet në mënyrë që asnjë nga palët mos cënohet, as grekët as ne.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pique mban në ankth Barcelonën, nesër do të zbulohet gjendja e qendërmbrojtësit
Previous article Marchisio: Nuk do të luaj me fanellë tjetër veç Juventusit

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT