Kryeministri Edi Rama i uron ditëlindjen kryeinfermiere në Spitalin Infektiv, Ana Luca.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama i uron ditëlindjen kryeinfermieres duke shkruar se edhe sot ajo ndodhet në spital duke u shërbyer pacientëve me COVID19.
“Edhe 100 Ana! Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë.
Është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira”, shkruan Rama.