• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË VIGJILJE TË PASHKËS/ Veliaj vizitë në Kishën e re Protestante në Kombinat: Hapësirë që i shërben komunitetit
Home
Politikë

NË VIGJILJE TË PASHKËS/ Veliaj vizitë në Kishën e re Protestante në Kombinat: Hapësirë që i shërben komunitetit

8 April, 2023 s.autor Politikë

Në vigjilje të Pashkës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi Kishën e re Protestante në Kombinat. Ai uroi Pashkën dhe u shpreh i kënaqur që besimtarët Protestantë kanë një hapësirë dinjitoze për t’u mbledhur dhe shërbyer komunitetit.

“Jam shumë mirënjohës për punën e mrekullueshme; ndërtesa ndihmon, është një hapësirë ku mblidhemi dhe organizohemi, ku ushqejmë fëmijët dhe adhurojmë Perëndinë, por fakti se puna ka vijuar edhe gjatë kohës kur nuk ka pasur ndërtesa, do të thotë se misioni është më i madh se sa llaçi, tullat dhe tjegullat. Tani që kemi ndërtesën, sigurisht bëhet pak më e lehtë të shërbesh në një komunitet të jashtëzakonshëm, sidomos këtu në mes Kombinatit dhe Vaqarrit. Pas disa vitesh, këtu do të jetë krijuar një lagje e tërë. Shoh oxhakun aty ku vjen lagjja e re nga Kombinati, ndërkohë Vaqarri tashmë është kthyer në një lagje të Tiranës dhe më vjen mirë që kemi punuar edhe me infrastrukturën e shkollave si “ Lasgush Poradeci”, “Betim Muço”, “Musine Kokalari”, dhe shkollën e Lalmit këtu pranë”, tha Veliaj.

Së bashku me pastorin, Ergest Biti dhe të vegjlit e Kishës Protestante, Veliaj mbolli edhe një pemë në shenjë simbolike për një fillim të ri.

“Në anën tjetër të “Misto Mames”, bashkia ndihmoi me hapjen e një xhamie të re. Sot hapet një kishë e re, që do të thotë se një qytet i mirë ka vend për të gjithë, ka zemër për të gjithë, ka hapësira për të gjithë. Ju falenderoj shumë për rolin konstruktiv, për bashkëpunimin, për vëllazëri dhe sidomos për shërbesën e jashtëzakonshme për fëmijët e Kombinatit. Ne e kemi një traditë që, në çdo vend të ri, për çdo fillim të ri, të mbjellim një pemë, sidomos një ulli, si simbol i Pashkës, i besimit. Një ditë, teksa shohim trungun e kësaj peme të rritet, do të shohim këta fëmijë të hedhin shtat, por mbi të gjitha, që përgatiten për udhëheqësinë e re të qytetit tonë dhe të kombit tonë”, u shpreh Veliaj.

Pastori Ergest Biti shprehu mirënjohjen për Bashkinë e Tiranës që ka ndihmuar në lehtësimin e procedurave për ndërtimin e Kishës.

“Kjo është Pashka e parë që festojmë në ndërtesën e re sepse pas tërmetit të nëntorit 2019, kisha jonë humbi ndërtesën. I jemi vërtet mirënjohës për gjithë ndihmën që na ka dhënë në lehtësimin e procedurave të lejes së ndërtimit. Sot e kemi përfunduar ndërtesën dhe është Pashka e parë që, si komunitet, mblidhemi për të festuar këtu”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZELENSKY NDERON TRADITËN MYSLIMANE/ Shtron iftar për ushtarët Ukarainas
Previous article E RËNDË/ Humb jetën 35-vjeçari shqiptar në burgun e Korfuzit, shkaqet mister

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT