• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË SARANDË NUK DONIN TË LEGALIZONIN PALLATET/ Lame: Dilte emri deputetëve e prokurorëve
Home
Breaking News

NË SARANDË NUK DONIN TË LEGALIZONIN PALLATET/ Lame: Dilte emri deputetëve e prokurorëve

7 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

“Saranda ishte qyteti i vetëm që nuk na ecte legalizim i pallateve. Vetë ata që kishin pallatet nuk donin të bënin regjistrimin se ishin të deputetëve, prokurorëve, ish prokurorëve etj… Aty duket se sa është e përzierë politika dhe lloj-lloj njerëzish të tjerë”.

Kështu deklaroi Artan Lame, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kur u pyet nëse ishte e përfshirë politika në vjedhjen e pronave.

Drejtuesi i emisionit, po ashtu pyeti zotin Lame për atë se çfarë po ndodh në Vlorë duke i përmendur edhe deklaratat e gazetarit Artan Hoxha i cili të hënën në Opinion tha: “Atje situata është edhe më e rëndë se kaq. Kemi 6 muaj që nuk pranon njeri që të bëhet drejtor Hipoteke. Si është e mundur që nuk pranon njeri të bëhet drejtor Hipoteke? Sapo i del emri për kandidat drejtor Hipoteke, te dera e shtëpisë i shkojnë dhe i trokasin pronarët e pronave me letra dhe që nga ai moment të gjithë drejtuesit e Hipotekës së Vlorës u kërkohet vetëm një gjë, të çregjistrohet një vendim i Gjykatës së Apelit. Është dhënë një pronë në Jalë dhe kërkojnë që të mos ekzekutohet. Ai vendim është i formës së prerë dhe nuk kanë ça i bëjnë. Ti do ta kesh nesër zotin Lame dhe do ta sqarojë më mirë pse policia ka rritur nivelin e sigurisë përfshi dhe zotin Lame. Kush i kërcënon ata? Pse policia lokale nuk ka mundësi të ndërhyjë. Ai është territor 75.000 metër në një nga plazhet më të bukur në Jalë”.

Artan Lame: Këto ditë ka ardhur një tjetër vendim gjykate atje, për të njëjtën tokë. Është vendim gjykate. Nuk e ndan më Kadastra. Për të njëjtën pronë ka më shumë se dy vendime. Bregdeti i jugut nuk është regjistruar. Të gjendur përpara presionit gjithë këto vite, hipotekat e vjetra kanë gjetur këtë lloj zgjidhje. Vinte njeri me këtë vendim dhe e regjistronin, vinte tjetri me një vendim tjetër e regjistronin.

Por kush i bën këto presione në Vlorë, që largohen drejtuesit e hipotekës?

Artan Lame: Presioni, ndaj ikin drejtuesit aty. Ka njerëz që e mbajnë presionin, ka njerëz që nuk e mbajnë. Ka dhe raste të tjera largimesh, ndodhin dhe do ndodhin. Bën presion ai që është në gjendje të bëjë presion. Nga politika nuk më rezulton të ketë presion, ndoshta është krimi i lidhur me politikën dhe politika vë krimin për presion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMISIONERËT S'DO EMËROHEN MË NGA PARTITË/ "Zgjedhorja" diskuton sot për riformatimin e KQZ-së
Previous article ZBARDHET DINAMIKA/ Vrasja, ja si atentatorët i bënë pritë në derën e shtëpisë viktimës

k.autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt Aktualitet

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt

"5 MILIONË EURO OSE LARGOHU..."/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici Aktualitet

"5 MILIONË EURO OSE LARGOHU..."/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KORÇË/ Një person dërgohet në spital i plagosur! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KORÇË/ Një person dërgohet në spital i plagosur! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT