• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PRAG TË SEZONIT TË NISJES SË SHKOLLAVE/ Veliaj: Mos mbingarkoni një pjesë të nxënësve, e njëjta mësimdhënie
Home
Shqipëri

NË PRAG TË SEZONIT TË NISJES SË SHKOLLAVE/ Veliaj: Mos mbingarkoni një pjesë të nxënësve, e njëjta mësimdhënie

3 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u kërkon prindërve dhe nxënësve të mos këmbëngulin për tu regjistruar në shkolla që konsiderohen më të mira se të tjerat.

Ai tha se të gjitha shkollat në kryeqytet ofrojnë standarde mësimdhënie dhe kushte shumë të mira.

Veliaj: “Sot portali i mësuesve po çon mësuesit më të mirë në vendet e reja që hapen. Do të thotë që mësuesit janë po aq të shkëlqyer në të gjitha shkollat. E kuptoj që disa njerëz vazhdojnë me nostalgjinë dhe reputacionin e dikurshëm, por nuk jemi në vitet ’70-’80. Shkollat që ishin të mira në atë kohë, në kohën e gjyshërve apo prindërve tanë, nuk janë detyrimisht më të mirat sot. Ndaj, këshilla ime është kjo: mos u ushqeni nga mania për t’i futur fëmijët në një klasë me 50-60 të tjerë, ndërkohë që shkolla sot kalon me 32 nxënës; ama shkollat e tjera që kanë ende vende bosh mund të akomodojnë ata që janë banorë respektivisht të Shkozës apo të Saukut”.

Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt nis ndërtimi i 17 shkollave të reja në kryeqytet, çka jo vetëm do të ulë numrin e nxënësve në klasa, por edhe do t’i japë fund mësimit me dy turne.

Veliaj: “Do të fillojmë me 17 shkollat e reja. Një pjesë e tyre janë gjimnaze, të cilat do ta ulin ndjeshëm trysninë, kështu që viti tjetër edhe për gjimnazet e Tiranës do të jetë fundi i gjimnazeve me dy turne”.

Investimet e reja Veliaj i bëri të dituara në inspektimin e punimeve në shkollën “Ismail Qemali”.

Veliaj: “Jam shumë i lumtur me progresin që kemi bërë për rikonstruksionin e shkollës ‘Ismail Qemali’. Shkolla mban emrin e një prej personazheve më të rëndësishëm të historisë shqiptare, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Kjo e jona është një përpjekje modeste për të shpallur pavarësinë nga i ftohti, lagështia, rrëmuja, zhurma, nga një shkollë e rrënuar. Por, këtë lloj pavarësie të kohëve moderne mund ta bëjmë me punë, jo me fjalë. Ndaj, i gjithë gushti ka qenë një muaj sulmi, po ashtu edhe fillimshtatori do të jetë një muaj sulmi, për t’u siguruar që kapim datën e fillimit të shkollës”.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se me hapjen dhe shtimin e kapaciteteve në disa shkolla të tjera, numri i nxënësve në klasa do të shkojë në 32. Kjo do të krijojë më shumë mundësi dhe rritjen e vëmendjes në mësime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DESTINACIONI "BERAT":95 mijë TURISTË vizita në të gjithë qytetin. Italianët mahniten nga...
Previous article OPOZITA E BASHKUAR/ Shpëtim Idrizi drejt marrëveshjes me Bashën për një kualicion të...

k.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT