• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONI “BERAT”:95 mijë TURISTË vizita në të gjithë qytetin. Italianët mahniten nga…
Home
Media të Huaja

DESTINACIONI “BERAT”:95 mijë TURISTË vizita në të gjithë qytetin. Italianët mahniten nga…

3 September, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Qyteti i Beratit, një dëshmi e pasurisë dhe e diversitetit të trashëgimisë urbanistike dhe arkitektonike, magjepsi 95 000 vizitorë në vetëm 243 ditë.

I njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, qyteti 2400 vjeçar i Beratit ka zgjuar interesin e turistëve të shumtë që e kanë vizituar.

Një muze i gjallë në natyrë ku “ngjizen” natyrshëm historia , arti dhe arkitektura e monumenteve shënoi një rekord historik, ku vetëm gjatë muajit gusht u vizitua nga 23 000 vizitorë.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Berat bën të ditur se “gjatë muajve janar- gusht janë restauruar 57 monumente kulture, u restauruan 8 objekte kulti”.

“Ndërkohë që në kuadër të projektit “Rrugët e besimit”, vijon puna për restaurimin e xhamisë “Mbret”dhe teqesë së “Helvetive”, ku procesi po nxjerr në dritë detaje interesante arkitekturore”, thekson DRKK, Berat.

Sipas DRKK, Berat, hulumtimet dëshmojnë se ky monument është një “sëndukë thesaresh”.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme : ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke. Kështjella është pjesë e legjendës së vjetër e të bukur të Tomorit dhe Shpiragut.

Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet e tij. Rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës, nga urë druri në pjesën e sipërme, ajo u ndërtua e gjitha prej guri. Ajo u rindërtua përsëri duke marrë pamjen që ruan sot, me parmakë betoni, në vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Është 129,3 m e gjatë, 5,3 m e gjerë, ngrihet 10 m mbi lumë dhe ka 7 harqe me hapësira 9 deri 16,7 m.

Në Berat është gjetur një vepër e rrallë, epitafi i Glavinicës, një krijim i mirënjohur i vitit 1373, i qëndisur në ar, argjend e mëndafsh, që tregon Krishtin e vdekur të kurorëzuar, të rrethuar me shkrime greke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMET NË QYTETIN E "VLORËS"/ VIDEO: Të gjithë NDËRHYRJET që rritën turizmin këtë vit
Previous article NË PRAG TË SEZONIT TË NISJES SË SHKOLLAVE/ Veliaj: Mos mbingarkoni një pjesë të nxënësve, e njëjta mësimdhënie

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT