Punimet për rimodelimin bashkëkohor të Bulevardit “Ismail Qemali” dhe investimet e tjera në infrastrukturë si Lungomare, rruga “Dhimitër Konomi”, unaza e qytetit, rruga Transballkanike, rruga turisitike e Kaninës, etj., kanë transformuar Vlorën në kryeqytetin e turizmit dhe aktiviteteve kombëtare e ndërkombëtare.
Aktualisht punimet për projektin e rikualifikimit të bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë po ecin me ritme të përshpejtuara.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) zbatuies i këtij projekti bën të ditur se, në pjesën e parë nga rrethrrotullimi pranë Lungomares deri në kryqëzimin me rrugën “Petrit Bisha” ka përfunduar ndërtimi i rrjetit inxhinierik nëntokësor dhe po punohet shpejt me shtrimin e pllakave të gurit, për të vijuar me ndriçimin, mobilimin urban dhe gjelbërimin.
Ndërkaq, nisë puna në segmentin nga kryqëzimi i Cipajve deri te shkolla industriale. Segmenti ku do të punohet është rreth 300 metra. Gjatë punimeve kryqëzimi i Cipajve do të qëndrojë i hapur për të penguar sa më pak qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.
Ashtu si në segmentin e parë të bulevardit që tashmë po merr formën përfundimtare, edhe në këtë segment do të kryhen ndërhyrje në të gjithë infrastrukturën ekzistuese nëntokësore, projekt i ri i shtresave rrugore, sistemi i ndriçimitm mobilimi urban, gjelbërimi, etj.
Zbatimi në terren i projektit për rikualifikimin urban të bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë filloi në pranverë të këtij viti dhe planifikohet që të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Ky projekt financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV”.
Investimet kanë transformuar Vlorën në kryeqytetin e turizmit elitar
Investimet kanë transformuar Vlorën në kryeqytetin e turizmit elitarPunimet për rimodelimin bashkëkohor të Bulevardit "Ismail Qemali" dhe investimet e tjera në infrastrukturë si Lungomare, rruga “Dhimitër Konomi”, unaza e qytetit, rruga Transballkanike, rruga turisitike e Kaninës, etj., kanë transformuar Vlorën në kryeqytetin e turizmit dhe aktiviteteve kombëtare e ndërkombëtare. http://ata.gov.al/2018/09/03/video-investimet-qe-transformuan-vloren-ne-kryeqytetin-e-turizmit-elitar/
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Monday, September 3, 2018


