• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE NUK I RAPORTOJMË TEK PD”/ Lleshaj: Ka shumë efektivë policie dhe zyrtarë që janë shkarkuar dhe ndiqen penalisht
Home
Politikë

“NE NUK I RAPORTOJMË TEK PD”/ Lleshaj: Ka shumë efektivë policie dhe zyrtarë që janë shkarkuar dhe ndiqen penalisht

24 July, 2020 Delo.autor Politikë

Duke i përgjigjur akuzave të PD-së se nuk ka asnjë efektiv policie të penalizuar për kanabizimin e vendit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv se situata me mbjelljen e kanabisit në vend është shumë herë më mirë nga sa e morën në kohën e PD, ndërsa shtoi se ka shumë shefa dhe efektivë policie që janë shkarkuar , që ndiqen penalisht apo dhe janë ndëshkuar, por se për këtë nuk bëhen raportim tek PD-ja.

“Ne nuk i raportojmë PD-së për këto çështje. Janë shumë raste punonjësish policie që janë në procedim penal, që janë goditur, që janë ndëshkuar. Jo thjesht vetëm janë larguar nga detyra, por janë goditur penalisht dhe jo vetëm punonjës policie, por edhe punonjës të tjerë, të administratës vendore apo qendrore, të inspektoriateve, kryepleq, kryetarë njësish administrative. Pra, ka shumë njerëz që janë pjesë e kësaj goditjeje dhe është pikërisht kjo goditje frontale dhe pa asnjë kompromis, e cila ka bërë që sot të mos jemi në atë situatën që trashëguam, të mos jemi në epokën e Lazaratit që ishte kthyer në një toponim të njohur botërisht dhe i bekuar hapur politikisht. Prandaj edhe unë e refuzoj gishtin tregues të atyre që kanë krijuar Lazaratin. Mund të kemi një mijë e një gabime dhe kemi gabime patjetër, mund të pranoj kritikë nga kushdo, por jo nga ata që e kanë institucionalizuar dhe e kanë kanabizuar politikisht vendin dhe e kanë pranuar publikisht që po, ka qenë politikë. Është thënë hapur që kanabisi i Lazaratit ka qenë politikë. Por Lazarati ka prodhuar tonelata kanabisi çdo vit dhe i ka trafikuar drejt vendeve të BE-së e vendeve të tjera. Ka gjeneruar të ardhura dhe ka fuqizuar grupe të tëra kriminale me ato para, grupe të cilat pastaj kanë arritur të ngrenë edhe armët kundër punonjësve të policisë. Këto s’mund t’i harroj“, tha Leshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OFL/ Lleshaj: GJKKO ka dhënë 50 vendime sekuestrimi të pasurisë së krimit
Previous article STUDIMI I RI NË SHBA/ Pse COVID-19 po vret me ritme të larta pacientët me diabet?

Delo.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT