• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OFL/ Lleshaj: GJKKO ka dhënë 50 vendime sekuestrimi të pasurisë së krimit
Home
Aktualitet
Kronikë

OFL/ Lleshaj: GJKKO ka dhënë 50 vendime sekuestrimi të pasurisë së krimit

24 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Sandër Lleshaj ka folur për 6 muajt e parë të punës së OFL, e cila ka një mandat 1 vjeçar duke thënë se puna ka ecur mirë, duke marrë parasysh që ka qenë një vit jo dhe aq i mirë për shkak të pandemisë.  Ai tha se pasuria e mbi 100 personave të parë të krimit e kanë kaluar derën e prokurorisë dhe janë në gjykatë në pritje të konfiskimit apo jo të pasurisë së tyre. Lleshaj tha se gjykata ka dalë deri tani me rreth 50 vendime sekuestrimi dhe se janë me qindra të tjera që presin radhën sa të trajtohet dosja në prokurori e respektivisht pastaj në gjykatë.

” Kemi ecur mirë, në qoftë se marrim parasysh që jemi në një vit jo të mirë në kuptimin e kushteve të përgjithshme, edhe të pandemisë, që kanë frenuar shumë procese ose i kanë vështirësuar. Megjithatë ritmi i operacionit ka ecur, janë tani me qindra raste që kanë mbërritur në prokurori, një pjesë e madhe e tyre kanë mbërritur në gjykatë dhe gjykata ka dhënë një numër të madh vendimesh për sekuestrim pasurish. Por tashmë, mbi 100 personat e parë e kanë kaluar derën e prokurorisë për në gjykatë. Por flas për më shumë se 100 më të njohurit e krimit në vend. Dhe kjo nuk është pak. Ndërkohë që disa qindra të tjerë janë thjesht në radhë, presin radhën sa të trajtohet dosja në prokurori e respektivisht pastaj në gjykatë. Por siç ju thashë, gjykata do të marrë kohën e vet për të dalë me vendim të formës së prerë. Gjykata ka dalë deri tani me rreth 50 vendime sekuestrimi, ndërkohë që për këta 50 merr kohën e saj për të dalë me vendimin e konfiskimit. Besoj që procesi do të ecë mirë. Por duhet të keni një gjë parasysh që ligji ka afat deri në fund të vitit, por çdo dosja që ka mbërritur në gjykatë deri në datën 31 dhjetor, do të vazhdojë procesin e trajtimit të saj dhe besoj që deri në fund të vitit policia do të jetë në gjendje që të dërgojë disa qindra dosje të personave më të njohur dhe më të rrezikshëm të kriminalitetit në vend”, tha Lleshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SË SHPEJTI PRITET QË TË MERREN VEDIMET"/ Lleshaj: Pasuritë e konfiskuara nga krimi i kalojnë publikut dhe policisë
Previous article "NE NUK I RAPORTOJMË TEK PD"/ Lleshaj: Ka shumë efektivë policie dhe zyrtarë që janë shkarkuar dhe ndiqen penalisht

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT