Një 43-vjeçar dhe vajza e tij 3-vjeçare janë në mesin e pesë viktimave të ngjarjes së rëndë në Plymouth të Anglisë.
Raportimet i referohen Lee Martyn, 43 vjeç si “hero”, pasi u përpoq të mbronte të bijë, Sophie nga plumbat, kur Jake Davison qëllonte papushim me armë, rreth gjashtë minuta më 12 gusht.
Ata janë midis pesë viktimave të vrara nga sulmuesi 22-vjeçar-përfshirë nënën e tij Maxine.
Dëshmitarët panë që Lee i tmerruar vuri krahun rreth Sofisë ndërsa Davison i qëlloi mbi ta në rrugë në Keyham, Plymouth.
“Lee bëri gjithçka që mundi për të mbrojtur Sofinë,” tha një dëshmitar. Miqtë, familja dhe fqinjët kanë nderuar babanë dhe vajzën.


