• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Në Gjermani imamët muslimanë ka thërritur lutje për ushtarët sirianë. Postimet e tyre në rrjetet sociale …
Home
Europë

Në Gjermani imamët muslimanë ka thërritur lutje për ushtarët sirianë. Postimet e tyre në rrjetet sociale …

27 January, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Ofensiva ushtarake turke kundër milicive kurdë në Sirinë veriore po shoqërohet me mjaft reagime në Gjermani.

Për këtë kanë ndikuar nga njëra anë lajmet për përdorimin gjatë kësaj ofensive të tankeve të prodhuara në Gjermani.

Dhe nga ana tjetër njoftimet që imamët e xhamive të shoqatës DiTiB kanë bërë thirrje që besimtarët të mblidhen dhe të luten për një ofensivë ushtarake të suksesshme.

Sipas “Spiegel Online” në faqet e Facebook të klerikëve islamikë mund të lexohen thirrje dhe lutje të tilla. Një imam nga Baden-Vyertembergu p.sh. ka shkruar le të lutemi që “ushtria jonë heroike dhe ushtarët tanë heroikë të dalin fitimtarë”.

  • A bëhen falje për luftën në Gjermani?

Shoqata islame DITIB, për të cilën thuhet se ka lidhje të ngushta me autoritetin shtetëror fetar Diyanet në Turqi, i hodhi akuzat poshtë kategorikisht dhe tha se nuk ishte bërë kurrë ndonjë thirrje qendrore. Në një deklaratë të shoqatës me seli në Këln thuhej se vendimi se cilat lutje lexohen merret nga vetë komunitetet e të gjitha bashkësive fetare. Deklarata nuk përmbante asnjë shenjë distancimi.

Avokatja Seyran Atesh, ish-anëtare e Konferencës gjermane për fenë islame, nuk befasohet prej kësaj. Ajo e konsideron deklaratën se nuk ka pasur urdhër qendror, si “justifikim” të pastër. Në intervistë me DW-në ajo thotë: “Vetë fakti që presidenti i Turqisë e komunikon përmes Diyanet-it këtë luftë si fetare, pra përdor për këtë institucionin e xhamisë, është sipas mendimit tim një skandal.”

Politikani turk Mustafa Yeneroğlu, iu kundërvu këtyre thënieve në një intervistë me radion Deutschlandfunk: “Lutjet janë për jo për luftën, por që ushtarët turq dhe aleatët e tyre të mbijetojnë si dhe për sigurinë e vendit, dhe kjo është ndoshta gjëja më e natyrshme që mund të ketë. ” Anëtari i partisë qeverisëse turke AKP vë në dukje duke iu referuar përvojave të tij personale në Gjermani se edhe në kishat e krishtera “bëhen lutje për mbrojtjen dhe si për ushtarët e rënë gjermanë.”

Seyran Atesh, e cili ka qenë një nga anëtaret themeluese të një xhamie liberale në Berlin, i konsideron këto krahasime si të qëllimshme. “Ka një konotacion tjetër, kur njerëzit si besimtarë i tërheqin në një luftë strategjike të përgatitur gjatë, e cila synon të fshehë gjëra të brendshme politike.”

  • Përpjekje për të ndikim nga ana e Turqisë

Pas përpjekjes për grushti shtetit në korrik 2016 në Turqi, autoritetet gjermane kanë konstatuar në mënyrë të përsëritur përpjekje për të ndikim nga ana e Turqisë. Ministria e Punëve të Brendshme shkruante në sqarim për parlamentin në dhjetor 2017 se qeveria në Ankara është duke u përpjekur për të ndikuar ndaj organizatave të lidhura me qeverinë, ndaj grupeve të interesit dhe ndaj bashkësive fetare.

Diskutime rreth ndikimit politik mbi myslimanët ka pasur në të kaluarën edhe përpara referendumit të diskutueshëm kushtetues, nëpërmjet të cilit presidenti turk siguroi më shumë kompetenca në aparatin shtetëror. Në vijim imamët dhe kundërshtarët e Erdoganit nga radhët e lëvizjes Gylen kanë qenë nën survejim.

Kërkesave të DW-së për të marrë ndonjë prononcim apo intervistë tek institutet e ndryshme të teologjisë islame në universitetet gjermane për rastin e lutjeve për luftën në xhami, përfaqësuesit e tyre iu përgjigjën me hezitim për të folur publikisht. Një arsye e mundshme është se përfaqësuesit e DiTiB-it janë gjithashtu anëtarë të përhershëm të grupit këshillues të shumë programeve për studimet e teologjisë islame.

/dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Sukses e kaluar suksesit", Dafina do të këndojë aty ku s’na e pret mendja (FOTO)
Previous article Koment i FAZ në lidhje me BREXIT. Gabim mjaft i rëndë

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT