• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Në garë për kreun e ri të VMRO-DPMNE, vetëm një kandidat (FOTO)
Home
Rajon

Në garë për kreun e ri të VMRO-DPMNE, vetëm një kandidat (FOTO)

22 December, 2017 Redaktor2 Rajon

Pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit, duket se kandidat për kreun e VMRO-DPMNE-së është vetëm Hristian Mickovski, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie.

Në fakt, për postin e liderit të partisë ka pasur dy kandidatura, por është pranuar vetëm ajo e Mickoskit, pasi tjetra është konsideruar nga partia e pavlefshme, është parashtruar pa nënshkrime.

Megjithatë, interesant është fakti që emri i kandidatit të dytë nuk kumtohet nga partia VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, kongresi për zgjedhjen e liderit të ri të VMRO-DPMNE-së duhet të mbahet sot dhe nesër në Vallandovë, por teksa gara është thuajse e pavlefshme për shkak se kandidat është vetëm një person, tashmë duket se Mickovski do e fitojë këtë post mjaft lehtë.

Ky i fundit, në profilin e tij në Facebook ka publikuar kandidaturën për kryetar të partisë, teksa shkroi:

“Kjo për mua personalisht është një nga vendimet më serioze në jetë, plotësisht duke e kuptuar peshën, nderin, por edhe përgjegjësinë që të udhëhiqet partia. Asnjëherë në jetë nuk kam ikur nga sfida, ndërsa ky, ndoshta është problemi im më i madh, dhe unë këtë e pranoj. Si njeri mund të zgjidhja të mbetem profesor në fakultetin tim, ose madje të vazhdoj të punoj dhe krijoj në sferën shkencore ku kam kaluar punë shumëvjeçare, por si qytetar i këtij vendi nuk mund të qëndroj indiferent i përditshmërisë së dhimbshme të qytetarëve të Maqedonisë, të nevojave të tyre reale”.

Ndërkohë, Nikolla Poposki, i cili është përmendur si kandidat për lider të partisë, ka dhënë dorëheqje në funksionin anëtar i Komisionit Zgjedhor të VMRO-DPMNE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANË- ELBASAN/ Skandali ekonomik i një autostrade, përfundimi i së cilës po shtyhet për në "kalendat greke"
Previous article FOTO-Skandali/ Ish Konsulli i Berishës ndez zjarrin e korrupsionit në shoqatën panshqiptare “VATRA”

Redaktor2

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT