Mediet greke kanë publikuar mesazhet mes dy ish-partnerëve shqiptarë të një bande të trafikimit të lëndëve narkotike, të cilët u vranë në masakrën e 2 qershorit në Athinë.
Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë gjithashtu edhe një tjetër shqiptar, babai i Gëzim. A, ndërsa u plagosën 2 efektivë policie.
Kujtojmë se dy trafikantët e drogës kishin lënë takim mbrëmjen e 2 qershorit për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin lindur, pas arrestimit të tyre majin e kaluar, pasi u gjetën me një sasi kokaine.
Mëngjesin e së shtunës, pak orë para se të fillonte sherri me banditëve shqiptarë në rrugën Kourtidou në Patisia, i cili pasoi në rrugën Avenue Demokratias në Agioi Anargyrou, 48-vjeçari shqiptar nga Korça Adil Tefa kishte shkuar në servisin e makinave që ish-partneri i tij 46-vjeçar , Gëzim.A kishte Athinë .
Tefa nuk e gjeti në dyqan 46-vjeçarin e si rrjedhojë i dërgoi një mesazh ku shkruhej: “Po të kërkoj, ku je?”, ky ishte mesazhi i parë, raporton abcnews.al.
Përgjigja e 46-vjeçarit , Gëzim.A ishte: “Këtu jam, nuk fshihem, ty s’po të shoh askund.”.
Adil Tefa: Hajde në darkë, atje ku e lamë të takoheshim dhe do ta tregoj.
Gëzim.A: Unë do të jem aty, kujdesu që të jesh edhe ti, jo si herët e tjera kur nuk ishe askund dhe nuk u shfaqe.
Në këtë mënyrë 2 ish-bashkëpunëtorët shkuan në rrugën Kourtidou, ku 48-vjeçari ka shkuar me një makinë “Benz” i shoqëruar nga partnerja e tij shqiptare 43-vjeç, e cila pas masakrës u arrestua nga policia greke, ndërsa Gezim,A shkoi i shoqëruar me dy makina tjera, një ” Audi” dhe një “Toyota”.
Një makinë tip “Mercedes Benz” me targa shqiptare që drejtohej nga partnerja e 48-vjeçarit, i zuri pritë 46-vjeçarit që kishte shkuar ne vend me motoçikletë.
Sapo afrohen, njëri prej tyre qëllon nga makina plagos 46-vjeçarin dhe e tërheqë zvarrë me makinë, raporton abcnews.al.
Në vendngjarje, u gjend gjithashtu edhe babai i 46-vjeçarit, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi”.
48-vjeçari qëlloi gjithashtu për vdekje babanë e 46-vjeçari që ndodhej në makinën Audi.
Sipas hetuesve grekë, personi tjetër që ndodhej në makinën Audi tentoi të largohet me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë duke e lënë atë të plagosur.
Më pas sapo mbërrin në vendngjarje, policia greke i bën thirrje Adil Tefës të dorëzohet, ky i fundit refuzon të dorëzohet dhe qëllon me armë zjarri dy policë, të cilët përfunduan në spital.
Megjitatë arratia e 48-vjeçarit, Adil Tefa nuk zgjati shumë, pasi u qëllua për vdekje nga një efektivë policie.


