Kanë kaluar thuajse tre muaj që na kapja e bujshme e 3.4 milion eurove dhe “Toyota-ve” të famshme, që krijuan aq shumë debat në jetën politike e aktuale në vend.
Ndërkohë që skemat me të arrestuarit janë zbardhur, kjo edhe pas dëshmive të tyre vlen të përmendet se dy “kokat” e grupit Alfred dhe Ervis Vladi janë ende në kërkim.
Në kapjen e bujshme të 3.4 milion eurove, ishte pjesë edhe 20 vjeçari Klevis Lika (Cani), i cili ndihmonte të atin Edi Lika, në transportin.
Sot në Gjykatë mësohet se 20 vjeçari i ka kërkuar lirinë gjykatësit duke i thënë: Më lejoni të vazhdoj shkollën.
Deklaratë e cila, sado e trishtë nuk justifikon jetën e “shthurur” që gjimnazisti bënte.
Klevi Cani, ndoshta edhe për shkak të moshës duket se ka treguar më shumë informacione nga ç’duhet, vetëm prej pakujdesisë në rrjetet sociale.
Roli i Klevisit:
Klevis Lika, i biri i Edi Canit shoqëronte shoferin Çekaj në rrugët jashtë vendit, dhe në të njëjtën kohë transportone makinat. Këtë e kuptojmë edhe nga fotot e 20 vjeçarit në rrjetet sociale.
Një foto që pikas, është ajo e një tufe me 500 euro që duket se është e Klevit, pasi ka uruar vëllain e tij të vogël.
E çuditshme është megjithatë, se përse një fëmijë duhet të marr dhuratë një shumë të madhe eurosh.
/AlpeNews.al





