• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
XHEVAHIRI I  FSHEHUR I BALLKANIT/ Rajoni jugor pjesë e zhvillimit ekonomik dhe turistik të Shqipërisë
Home
Destinacione

XHEVAHIRI I FSHEHUR I BALLKANIT/ Rajoni jugor pjesë e zhvillimit ekonomik dhe turistik të Shqipërisë

14 September, 2018 enxhi.autor Destinacione

Rajoni i Jugut, cilësohet si xhevahiri i fshehur i Ballkanit. Burimet kulturore dhe natyrore, trashëgimia autentike si isopolifonia, sazet, vallet, produktet lokale, mikpritja, etj., janë vetëm disa nga ‘asetet’ turistike që rajoni i Jugut ka, por që ende mbeten të pashfrytëzuara.

Një studim i fundit mbi potencialin turistik të rajonit – Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë – konkludon se kombinimi i peisazhit bregdetar me zonat e thella malore, trashëgimia kulturore e pasur, traditat dhe produktet lokale, e bëjnë jugun e Shqipërisë një xhevahir të Ballkanit.

Ndërkaq, investimet që parashihen të ndërmerren për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Beratit dhe Përmetit janë në fokus edhe të studimi tjetër të një grupi ekspertësh shqiptarë dhe të huaj.

Studimi i kryer muajt e fundit jep disa alternativa lidhur me drejtimin që duhet të marrë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social i Beratit dhe Përmetit si dhe investimet që nevojiten për të nxjerrë në pah potencialin e tyre dhe për të maksimizuar impaktin në nivel rajonal.

Propozimet e këtij studimi do të diskutohen në fund të kësaj jave në një tryezë konsultimi me aktorë vendimmarrës dhe përfitues për të vendosur bashkërisht cili është drejtimi i duhur.

Studimi u krye në kuadër të programit “Zhvillimi i Integruar Urban dhe Turizmi” që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Qyteti 2400-vjeçar i Beratit i njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, ka zgjuar interesin e turistëve të shumtë që e kanë vizituar.
Një muze i gjallë në natyrë ku “ngjizen” natyrshëm historia, arti dhe arkitektura e monumenteve ka shënuar një rekord historik vizitorësh gjatë këtij viti.

Në periudhën janar-gusht, Berati u vizitua nga 95 000 vizitorë, ndërsa vetëm gjatë muajit gusht u vizitua nga 23 000 vizitorë.

Gjithashtu edhe Përmeti ka qenë gjithnjë një qytet i këndshëm për t’u vizituar, por së fundmi me investimet e reja të qeverisë shqiptare, gjithnjë e më shumë turistë po kthejnë sytë nga kjo zonë e vendit, e pasur në tradita historike, kulturore dhe kulinarie.

Për t’u ndalur tek Saranda që konsiderohet perla e Rivierës Shqiptare dhe destinacioni turistik më i kërkuar nga turistët vendas dhe të huaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISH-BASHKËPUNTORI I TRUMP PRANON FAJIN/ Akuza kriminale për komplot kundër ShBA
Previous article NË BURG PËR 3.4 MILION EUROT/ Kërkesa e 20 vjeçarit: Më lini të vazhdoj shkollën. Jeta e "SHTHURUR" jashtë (FOTO)

enxhi.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT