• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHON LIGJI/ Lehtësohen procedurat, për të gjithë të huajt që vijnë për punë në Shqipëri
Home
Sociale

NDRYSHON LIGJI/ Lehtësohen procedurat, për të gjithë të huajt që vijnë për punë në Shqipëri

5 September, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Qeveria shqiptare ka lehtësuar procedurat e pajisjes me leje qëndrimi, për shtetasit e huaj që kanë për qëllim punësimin në vendin tonë.

Projekt-ligji me disa ndryshime është hedhur për konsultim dhe parashikon shkurtim të afateve për pajisje me leje qëndrimi. Projekt-akti vjen si një element i rëndësishëm për të ndikuar më tej në hapjen e rrugëve të migracionit të rregullt për punësim dhe menaxhimit të hyrjeve të të huajve, në kontekstin e turizmit në rritje.

Në draft është futur edhe koncepti i “lejes unike”, kërkesa për të cilën mund të bëhet nga vetë i huaji, nga punëdhënësi, agjencia e punësimit ose subjekt i autorizuar duke shtuar mundësitë për aplikim. Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i “lejes unike të qëndrimit” është shkurtuar dhe është bërë deri në 4 javë. Kur punëdhënësi punëson një të huaj, njoftimi për autoritetin përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin dhe AKPA-n do të bëhet automatikisht nga sistemi tatimor.

Në draft është rregulluar më tej edhe dispozitat për “Leje Unike” për punësim stinor, duke parashikuar se pas vitit të parë të punës, punëdhënësi ka të drejtë të bëjë kërkesë për të njëjtin të huaj me kusht që periudha e shkëputjes të jetë 6 muaj. Të dhënat e INSTAT tregojnë se të huajt po tregojnë më tepër interes për Shqipërinë duke u rritur me 18,2% gjatë 2023 në krahasim me një vit më parë.

Në fund të vitit të kaluar, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.460 banorë. Shtetasit me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi që kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar gjatë vitit të kaluar. Arsyet e vendosjes në Shqipëri janë të ndryshme por mbizotëron arsyeja e punësimit në vendin tone.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTON SOT DITËLINDJEN/ Ja sa vjeç mbush MC Kresha
Previous article E ZBULON FBI: Putini luftë psikologjike për të destabilizuar Gjermaninë, Francën e Italinë

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale... Aktualitet

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT