Disa ndryshime kanë ndodhur në policinë e shtetit.
Kukësi dhe Lezha kanë shkëmbyer drejtorët e policisë, kësisoj ai i Kukësit ka shkuar në Lezhë dhe anasjelltas.
Drejtori i policisë së Kukësit Zef Laska shkon në Lezhë kurse ai i Lezhës në Kukës.
Ndërkaq pak ditë më parë u pezullua nga detyra Shefi i komisariatit të Lezhës Nik Nikolli.
Pezullimi i Nikollit vjen vetëm pas 4 muajsh në këtë detyrë. Ai u emërua në krye të komisariatit të Lezhës në 10 shkurt të këtij viti, duke zëvendësuar Agron Kurtin.


