• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THA SE PRINCI JUGOSLLAV ËSHTË ME PREJARDHJE SHQIPTARE/ Malazezi fyhet e kërcënohet nga deputeti serb
Home
Rajon

THA SE PRINCI JUGOSLLAV ËSHTË ME PREJARDHJE SHQIPTARE/ Malazezi fyhet e kërcënohet nga deputeti serb

22 July, 2020 Delo.autor Rajon

Debat i madh mes serbëve të cilët kanë akuzuar dhe fyer rëndë në “Twitter” pas postimi të një fotografie, ku Princi Pavle i Jugosllavisë shihet me veshje kombëtare shqiptare, ndërsa u tha se edhe familja e tij ka prejardhje shqiptare nga fisi Kelmend që vjen nga Shqipëria e veriut.

Ishte njohësi i çështjeve politike nga Mali i Zi, Ljubomir Filipovic ai që i ‘ngriti në këmbë’ serbët me fyerje e kërcënime, pasi publikoi një foto të Princit Pavle Karadjordjevic me veshje tradicionale shqiptare, çka ngjalli shumë komente e debate nga serbet, të cilët edhe e kërcënuan malazezin, njëri ndër ta ishte edhe deputeti serb Konstantin Samofalo.

Filipovic shkroi së një nga teoritë thotë se origjina e familjes së Princi Pavle Karadjordjevic është nga fisi Kelmend i veriu të Shqipërisë, çka irritoi tej mase serbët, shkruan Gazeta Metro.

“Princi jugosllav Pavle Karađorđević në kostumin kombëtar shqiptar. Një nga teoritë e origjinës së familjes mbretërore Karađorđević thotë se ata kanë preardhje nga fisi Kelmend i veriut të Shqipërisë”, shkroi Ljubomir Filipovic mbi foton e shpërndarë në Twitter.

Pas kundërshtimeve në Twitter nga disa serbë, autori shkroi “Kaq e vështirë është të pranohen shqiptarët si qenie njerëzore të barabarta?”.

Ai më pas ka publikuar emra të shumë personave të shumë personave të cilët janë edhe fytyra publike në Serbi, siç është deputeti Konstantin Samofalo, që e kanë kërcënuar e fyer rëndë.

“Synimi im i tweet-it ishte të tregonte se sa të ngjashëm jemi, në Ballkan kemi shumë më tepër të përbashkëta nga sa mendojmë zakonisht. Ajo që kam pranuar është një sulm shovinist dhe fyerje nga njerëz si deputeti serb Konstantin Samofalov. A është kaq e vështirë të pranosh shqiptarët si qenie njerëzore të barabarta?”, ka shkruar ai.

Ljubo Twitter
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETTIT/ Kukësi dhe Lezha shkëmbejnë drejtorët e policisë
Previous article OPERACIONI I PËRBASHKËT SHQIPËRI-ITALI/ Shkatërrohet grupi kriminal i drogës, disa të arrestuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT