• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndryshim kursi, Maqedonia: Duam aleancë me Bullgarinë dhe normalizim me Greqinë
Home
Rajon

Ndryshim kursi, Maqedonia: Duam aleancë me Bullgarinë dhe normalizim me Greqinë

17 November, 2017 k.autor Rajon

Zoran Zaev synon të ndryshojë kursin e politikës së jashtme maqedonase duke kërkuar miqësi dhe aleancë me Bullgarinë dhe të zgjidhë çështjet e hapura me Greqinë, dy shtete me të cilët Shkupi zyrtar ka patur jo pak probleme deri më tani.

Ai ka apeluar gjatë një interviste për televizionin kombëtar bullgar, BTV, që Maqedonia dhe Bullgaria të bëhen aleatë.

“Maqedonia ka fituar me Traktatin e fqinjësisë me Bullgarinë dhe nuk ka humbur asgjë, ne flasim në një gjuhë që e kuptojmë dhe vetëm së bashku mund të ndihmojmë njëri – tjetrin dhe të ecim përpara”, tha ai. Kryeministri maqedonas ka shtuar se janë pastruar tekstet e historisë në shkolla.

Po kështu Zaev ka bërë thirrje që të ecet përpara edhe me Korridorin 8, përmes Shkupit dhe Sofjes, që do të krijojë lidhje ekonomike mes vendeve.

Është ndoshta ky pozicionim i Shkupit zyrtar që shpjegon heshtjen e mbajtur nga pala maqedonase për ligjin e ri për pakicat në Shqipëri ku u përfshi edhe njohja e pakicës bullgare.

Ky është efekti afatshkurtër, pasi në planin afatgjatë, politika e afrimit me Bullgarinë mund të ndikojë edhe në skenën elektorale maqedonase, e cila në dekadën e fundit ka qenë e varur në një masë të madhe nga faktori shqiptar me të cilin ka ndërvepruar në pushtet.

Po kështu Zaev ka shprehur gatishmërinë për zgjidhjen e emrit që mban të tensionuara marrëdhëniet me Greqinë.
“Jam një politikan që do të zgjidhë problemin me Greqinë për emrin. Ndoshta të dyja palët do të duhet të bëjnë kompromise”, tha ai. (Respublica)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËLLUMB KULLA: Po vadisni hithrat e urrejtjes!
Previous article Daçiç: Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT