• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHE NGA META SI “GJITHMONË”/ Monika: Unë do e kisha dekretuar Gent Cakajn si Ministër të Jashtëm
Home
Politikë

NDRYSHE NGA META SI “GJITHMONË”/ Monika: Unë do e kisha dekretuar Gent Cakajn si Ministër të Jashtëm

14 January, 2019 F.autor Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi,  thotë se do ta kishte dekretuar zotin Gent Cakaj si Ministër të Jashtëm nëse do të kishte qenë ajo Presidente.

E ftuar në intervistën e mbrëmjes në “Ora News”, Kryemadhi tha se Metës iu dhimbs Rama për ta ekspozuar para opinionit publik, PS dhe faktorit ndërkombëtar.

“Po të kisha qenë në pozicionin e Ilir Metës, unë do ta kisha firmosur Gent Cakaj për Ministër të Jashtëm dhe më pas ne do të shikonim se që nga kryeministri dhe gjithë qeveria e tij do të tërhiqeshin zvarrë jo vetëm nga opinioni publik  por dhe shumë faktorë të tjerë qofshin ndërkombëtarë apo dhe vetë populli i Kosovës. 

Mesa duket Presidenti iu dhimbs Kryeministri prandaj dhe bëri një veprim të tillë për të ruajtur sadopak institucionin dhe fytyrën e shtetit shqiptar.

 Do të shikoja sesi vetë PS do të reagonte dhe sesi vetë PS do të ishe ajo që do ta kishte kundërshtuar me votën e saj në parlamenti Ministrin e Jashtëm. 

Derisa sot Kryesia e PS-së nuk e lejoi Ramën ta ripropozonte në një dekret të ri zotin Cakaj do të thotë se vetë PS e ka detyruar atë për të mos bërë një ripropozim të tij”

Lidhur me sulmin që  Rama i bën Presidentit duke përdorur emrin e saj, Kryemadhi ka këtë koment.

“Jam e lumtur që më sulmon se do të thotë se ai më konsideron. Por kjo tregon ku ka degraduar institucioni i Kryeministrit. Ka ardhur koha që vetë PS të kërkojë një reflektim dhe të kërkojë një prezantim serioz të saj në institucionet e shtetit shqiptar. 

Mbaroi koha e batutave dhe humorit. Shqiptarët sot janë në gradën e fundit të varfërisë”.

Kryemadhi thotë se Meta ka përgjegjësi për këtë situatë për shkakun e suportit që i ka dhënë Edi Ramës duke e zgjedhur kryeministrin në 2013 dhe duke i krijuar mundësitë të fuqizohej ekonomikisht, politikisht dhe institucionalisht.

Lidhur me denoncimin e bërë nga Zëri i Amerikës për punësimet, Kryemadhi thotë se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

“Kjo është një gjë shumë e vogël në gjithë skemën e manipulimit të administratës publike. Drejtoresha e Përgjithshme e Administratës Publike thoshte kemi 813 vende pune që do t’ua japim studentëve të ekselencës. 

Po me ligjin e  shërbimit civil çfarë do të bëjë kjo zonja? 

Do ti prishë kriteret, ku thuhet që duhet të kesh të paktën 5 vjet punë etj.Duhet të vijë në parlament dhe të ndryshojë ligjin e shërbimit civil që i duhen votat për ta ndryshuar dhe nuk i ka”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUSHA PO I JEP PAK KËNAQËSI/ Zbulohet arsyeja e shpërqendrimit të Ozil (FOTO)
Previous article KUPA E ITALISË/ Atalanta fiton me vuajtje, Gjimshiti ndër më të mirët

F.autor

Postime të ngjashme

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor Politikë

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT