• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH SËRISH/ Rrezikoi jetën e plazhistëve duke shkelur perimetrin e sigurisë, e pëson keq drejtuesi i Jet Sky
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH SËRISH/ Rrezikoi jetën e plazhistëve duke shkelur perimetrin e sigurisë, e pëson keq drejtuesi i Jet Sky

31 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në plazhin e Spillesë, Durrës është konstatuar nga policia një mjet lundrues që kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte jetën e plazhistëve.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar mjetin lundrues Jet Sky dhe duke ndëshkuar me dy masa administrative drejtuesin e saj, për shkelje të perimetrit të sigurisë dhe mungesë dokumentacioni me vlerë totale 110 000 lekë të rinj.

Policia fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Njoftimi i policisë:

Spille, Durrës

Rrezikoi jetën e plazhistëve duke lundruar me Jet Sky brenda perimetrit të sigurisë, Policia Kufitare ndëshkon drejtuesin me 2 masa administrative me vlerë totale 110 000 lekë të rinj dhe bllokon mjetin lundrues.

2 masat administrative, për shkeljen e perimetrit të sigurisë dhe për mungesë dokumentacioni.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë monitorimit të hapësirës ujore në plazhin e Spillesë, Durrës, me qëllim garantimin e sigurisë së plazhistëve, kanë konstatuar një mjet lundrues që kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte jetën e plazhistëve.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Sky. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar, dhe me masën administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUFTË" PËR DEMBELE/ PSG gati të paguajë klauzolën, por Xavi e Laporta besojnë ende
Previous article RRITET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Një litër naftë tregtohet me 185 lekë

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT