Dy të moshuar në Vlorë janë zënë me njeri-tjetrin dhe shkak ka qenë loja me domino.
Ata filluan të bërtasin dhe të zihen me fjalë, por më pas sherri ka degjeneruar në përdorim të forcës dhe më pas janë goditur me gurë.
Ata të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital me disa fraktura. Policia mbërriti në vendngjarje, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije identiteti i të moshuarve.


