Një konflikt banal i cili kaloi në dhunë fizike me grushte dhe mjete prerëse ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme teksa dy vëllezër, për motive të dobëta i kanë shkaktuar fraktura fizike një shtetasi shqiptar me banim në Tiranë, i moshës 50 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa dy agresorët janë identifikuar nga blutë e kryeqytetit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 23.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit E. L., vjeç 37 dhe M. L., vjeç 31, (vëllezër) dhe për shtetasin F. P., vjeç 50, pasi në rrugën “Jordan Misja“, dy vëllezërit E. L., dhe M. L., për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin F. P., ndërsa shtetasi F. P., në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin E. L. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve E. L. dhe M. L., dhe neni 89 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit F. P.


