Një 71 vjeçar është arrestuar ditën e djeshme. Personi po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe përplasi një këmbësor.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.Xh., vjeç 71, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dionis Filozofi”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasin J.Xh., banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.


