Një shtetas shqiptar, i moshës 53 vjeç me banim në Tiranë prej kohësh dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij, shtetasen me banim në Tiranë, e moshës 40 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 09.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin V. L., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi vazhdimishtë ka ushtruar shunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes E. L., vjeçe 40, banuese në Tiranë, të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.