Një shtetase shqiptare, me banim në kryeqytet dyshohet se i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash (në monedhën euro) një qytetari, shtetas shqiptar, i moshë 43 vjeç i cili ka denoncuar ditën e djeshme ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 11.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen K. S., vjeçe 46, banuese në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka përvetësuar një shumë në euro, shtetasit Xh. M., vjeç 43. Nenet 180 e 143 të Kodit Penal.


