• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOKUMENTI: Zhvillimi i turizmit të huaj në Shqipëri në vitet ’20-të
Home
Dossier

DOKUMENTI: Zhvillimi i turizmit të huaj në Shqipëri në vitet ’20-të

12 August, 2018 g.autor Dossier

Në rubrikën, “Historia e diplomacisë shqiptare”, ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, publikon dokumente lidhur me rolin e  legatave dhe konsullatave shqiptare jashtë vendit në zhvillimin e turizmit të huaj në Shqipëri në vitet ’20-të të shek.XX. 

Pas kapërcimit të periudhës së paqëndrueshmërisë politike në vend, 1920-1924, me shpalljen e Republikës në 1925, Shqipëria hyri në një periudhë më të qetë politike.

Kjo i hapte rrugë përpjekieve të gjithanshme për forcimin e ekonomisë, rritjen e të ardhurave në arkën e shtetit, modernizimin e institucioneve shtetërore duke ju referuar modeleve perëndimore, etj.

Kjo periudhë kombinohej edhe me një periudhë relativisht të qetë në Evropë, pas përfundimit të  procesit të gjatë të vendosjes së paqes në marrëdhëniet ndërmjet shteteve  në përfundim të Luftës së Parë Botërore .

Sipas informcioneve që vinin nga përfaqësitë shqiptare në këto vite, turizmi i organizuar kishte filluar të përhapej shumë në Evropë, dhe shihej si nje burim i mirë të ardhurash për buxhetin e shteteve që po përpiqeshin të rimëkëmbeshin pas lufte.

Duke qenë më afër këtij realiteti, përfaqësitë diplomatike e konsullore jashtë ishin nxitëset kryesore të qeverisë shqiptare për të marrë në konsideratë zhvillimin e një fushe të tillë të veprimtarisë ekonomike siç ishte turizmi.

Propozimi i parë  vjen nga Legata shqiptare në Paris në nëntor 1926.  I Ngarkuari me Punë në Paris Maliq Libohova në bashkëpunim me Leon Rey, drejtues i Misionit Arkeologjik francez i cili kishte mbërritur në Shqipëri në nëntor 1923 sipas një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Arsimit të Francës dhe asaj të Shqipërisë, duke marrë në konsideratë bukuritë natyrore dhe kuriozitetet historike që ofronte Shqipëria, i propozon qeverisë shqiptare  ngritjen e Agjensisë Zyrtare të Turizmit  që të drejtonte zhvillimin e turizmit në Shqipëri, si një aktivitet ekonomik e kulturor që i shërbente interesave të qeverisë shqiptare në disa fusha si dhe në njohjen e Shqipërisë nga të huajt. Idenë e përkrahu dhe e zhvilloi më tej edhe Ministri Fuqiplotë dhe I Jashtëzakonshëm i Shqipërisë në Paris Iliaz Vrioni në 1927.

Leon Rey kontribuoi edhe në hartimin e një Statuti për një Touring-Club në Shqipëri, i cili propozohej të ishte nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ahmet Zogu, sipas modeleve të ngjashme në rajon.

Turizmi në Shqipëri filloi me turizmin automobilistik në 1927, i cili ishte më në modë në Evropë dhe më lehtë i realizueshëm.

Qeveria shqiptare u kujdes të lehtësonte procedurat për marrjen e vizës të të gjithë të interesuarve për të bërë udhëtim me makinë në Shqipëri, si dhe për të administruar të ardhurat që vileshin nga ky aktivitet. Këtë lloj turizmi e pasqyronin edhe shtypi i huaj, si Daily Mail në tetor 1927.

Kjo veprimtari ekonomike  dobiprurëse për ekonominë dhe njohjen e  shtetit shqiptar, u mbështet edhe nga legatat e tjera shqiptare në Evropë. Perfaqësitë shqiptare u përpoqën të krijojnë kontakte midis Albanian Touring-Club dhe agjensive të ngjashme në rajon.

Në 1928, Konsulli shqiptar në Vjenë Çatin Saraç nisur nga pozicioni gjeografik, bukuritë dhe mikpritjen  e traditat që ofronte Shqipëria, propozonte që turizmi me kohë mund të kthehej në një industri me rëndësi për vendin.

Për këtë duhej shumë “propogandë turistike” e bërë nga të gjitha përfaqësitë shqiptare dhe lehtësim i procesit të lëshimit të vizave për vizitorët e huaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI NË PËRRALLA/ Shihni vilën ku u zhvillua dasma e Sarës dhe Ledionit (FOTO)
Previous article NDODH NË TIRANË/ 46 vjeçarja MASHTRON qytetarin. I MERR EUROT dhe nuk bëhet e "gjallë"

g.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT