Një rast jo tipik i kallëzimeve pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit është regjistruar dje. Një shtetas shqiptar i moshës 35 vjeç ka kallëzuar se punonjësit e një zyre avokatie i kanë falsifikuar një listë me dokumente për problemet që kishte në fushën gjyqësore.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 01.09.2018, shtetasi G.A, vjeç 35, banues në Tiranë, kallëzon se, punonjësit e një zyre avokatie, kanë falsifikuar dokumentet në një proces civil. Neni 186 i Kodit Penal.


