Në rast dhune në familje, ka për protagonistë një burrë 72-vjeçar, i cili nuk e ka pasur pengesë largësinë, nga Shkodran ë Tiranë, për të dhunuar nusen e djalit të tij.
Sipas Policisë Vendore të Tiranës, mësohet se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F. G., vjeçe 35, banuese në Tiranë, pasi vjehrri shtetasi N. G., vjeç 72, banues në Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 23. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F. G., vjeçe 35, banuese në Tiranë, pasi vjehrri shtetasi N. G., vjeç 72, banues në Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


