• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË MALIQ/ Mësuesi GRUSHTE me drejtorin e shkollës për ndarjen e orëve të mësimit
Home
Breaking News

NDODH NË MALIQ/ Mësuesi GRUSHTE me drejtorin e shkollës për ndarjen e orëve të mësimit

15 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një konflikt mes një mësuesi të shkollës së Podgories dhe drejtorit të shkollës ka shkuar deri në rrahje me grushta. Incidenti është bërë shkak që të reagojë edhe policia dhe Drejtoria rajonale e arsimit.
Policia e Korçës, me një njoftim për shtyp, tha se specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj mësuesit Eduart Xhone 32 vjeç, banues në fshatin Podgorie-Maliq.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, ky shtetas duke qenë me detyrë mësues në shkollën e mesme të fshatit Podgorie, për shkak të detyrës, në ambjentet e saj, dyshohet se ka goditur Drejtorin e shkollës Aleks Bezati 43 vjeç, banues në Korçë.

Sipas të dhënave të para, sherri midis mësuesit dhe drejtorit të shkollës është ndezur për shkak të ndarjes së orëve të mësimit. Eduart Xhone kundërshtoi ngarkesën në orë mësimore të caktuar nga drejtori i shkollës së Podgories. Ka të dhëna se Drejtoria arsimore rajonale Korçë, ka nisur hetimin administrativ për këtë incident.

Njëkohësisht, prej saj pritet edhe pezullimi nga detyra i mësuesit dhe drejtorit të shkollës Podgorie deri në hetimin e plotë të çështjes dhe nxjerjen e përgjegjësive nga policia dhe organi i Prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORËZOHET TEUTA/ Reginaldo udhëheq Kukësin drejt triumfit në Durrës
Previous article LEJET E QENDRIMIT/ Tarifa të reja për shqiptarët në Greqi

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT