Ishte kthyer në makth për një lagje të tërë. Çdo natë pothuajse hajduti u bënte shtëpve të tyre “inventar”. Edhe pse kishin njoftuar policinë, askush nuk e kishte çarë kokën. Ndaj banorët vendosin ti bëjnë vetë një rreng të paparë.
Ngjarja e rrallë ka ndodhur në lagjen Semëz të këtij qyteti. Në pamjet filmike, të siguruara nga vetë banorët, shihet se si hajduti lëviz në mesnatë duke kontrolluar shtëpitë me radhë, transmeton infoelbasani.al.
Njëri prej tyre shprehet se ka njoftuar disa herë policinë, por përgjigja që ka marrë ka qenë shokuese. “Të kanë vjedhur gjë ty. Rri rehat”!
Ndërsa një banor tjetër shprehet se lagja e fëmijët janë të terrorizuar. Ai tregon se si i kanë vjedhur dyqanin para 3 viteve dhe pse denoncoi askush nuk bëri gjë. “ma përlai gjithë dyqanin. Denoncova në polici, por ata nuk bënë asgjë. Madje e pushuan çështjen. Nuk shkova më. Banorët e lagjes janë të frikësuar sepse të gjithë e dinë që një hajdut lëviz çdo natë. Por nuk e kanë kapur dot. Kemi vendosur kamera dhe ja ku i kemi pamjet. Do ia çojmë policisë. Nuk di nëse do ta kapin. Por ne na duket sikur po kthehet viti 97.
Banorët i kanë vënë në dispozicion policisë pamjet filmike e cila vetëm tani duket se nuk ka nga ja mban. Ndërkohë banorët po e vlerëson seriozisht ngjarjen pasi banorët kanë vendosur ta bëjnë publik rastin. Infoelbasani.al
Për më shumë shihni videon e hajdutit të tmershëm të Librazhdit:


