• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zv/ambasadorja gjermane: Ne kemi hapur tregun e punës, emigrimi s’është zgjedhje për Shqipërinë
Home
Sociale

Zv/ambasadorja gjermane: Ne kemi hapur tregun e punës, emigrimi s’është zgjedhje për Shqipërinë

3 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Fakti që mijëra qytetarë nga Shqipëria, vitin e kaluar, kërkuan azil për motive ekonomike në vendet e BE, kryesisht në Francë dhe Holandë, ishte një nga argumentet kokëforta për bindjen e këtyre dy vendeve se Shqipëria nuk ishte gati të hapte negociatat e anëtarësimit në qershor 2018. Shifrat zyrtare mbështesin bindjen e tyre: EUROSTA deklaron se 27. 575 shqiptarë kërkuan në vitin 2017 azil për motive ekonomike. Numri është shqetësues edhe pse 30 % më i ulët se një vit më parë. Menaxhimi i integruar i kufijve të Shqipërisë dhe marrveshja me FRONTEX ( European Border and Coast Guard Agency- Agjensia për Ruajtjen e Kufirit Europian dhe Rojes Bregdetare) kanë ulur në mënyrë drastike në 6 muajt e parë të këtij viti emigrimin e paligjshëm dhe azilkërkimin.

Anke Holstein, Zv. Ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, tha në tryezën e rrumbullakët se situata ka ndryshuar tërësisht. “Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria nuk është më një problem në Gjermani. Kjo ҫështje është zgjidhur përmes bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve. Praktikisht, mundësia e azilit të qytetarëve nga Shqipëria në Gjermani është përjashtuar” tha Anke Holstein.

Pro&Contra ndaj hapjes së tregut të punës për Ballkanin Perëndimor nga Gjermania
Por situata ekonomike në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin Perëndimor mbetet e vështirë. Në raportin e fundit të Bankës Botërore ” Trendi i Tregjeve të Punës në Ballkanin Perëndimor- 2018” theksohet: “Tregjet e Punës në vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë , ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Serbi karakterizohen nga një nivel i ulët punësimi dhe i lartë papunësie në raport me standardet europiane. Gjithë rajoni po përballet, si kudo në Europë, me tkurrjen e popullsisë për shkak të nivelit të ulët të lindjeve dhe emigrimit. Rreth 1/ 3 e popullsisë në rajon është në emigracion”.

Të dhënat aktuale të Bankës Botërore hedhin dritë në një realitet ku rajoni prej dekadash është furnizues me emigrantë në BE. Kjo pasi përmirësimet në tregjet e punës nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mos nxitur rininë dhe njërezit e arsimuar të mos emigrojnë. Përkimi i nevojave të qytetarëve të BP për punë dhe i Gjermanisë për fuqi punëtore ka sjellë hapjen e tregut gjerman të punës ndaj rajonit.

“Gjermania ka hapur tregun e punës për Ballkanin Perëndimor. Ka shumë njerëz nga Shqipëria që janë të interesuar të punojnë në Gjermani. Ka vonesa në dhënien e vizës për shqiptarët, që kanë një kontratë pune edhe pse personeli në sektorin e vizave është shtuar me 6 gjermanë dhe një shqiptar”, tha zv. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Anke Holstein: “Nuk mendoj që migrimi në Gjermani është një zgjidhje për Shqipërinë. Sidomos rinia duhet të qëndrojë në Shqipëri dhe të kontribuojë në këtë proces unik të përafrimit të Shqipërisë me BE. Forca e punës , profesionistët, ekspertët i duhen Shqipërisë. Dhe në fakt ka shumë mundësira që ata të qëndrojnë në vend”, thekson Anke Holstein. /DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË LIBRAZHD/ Banorët i bëjnë" RRENG" të paparë hajdutit. Ai... (VIDEO)
Previous article Maradona lëshon bombën/Tek Argjentina do të kthehesha menjëherë dhe...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT