• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri i Jashtëm i Greqisë: Epiri i Veriut nuk na përket neve, është i SHQIPËRISË…
Home
Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Greqisë: Epiri i Veriut nuk na përket neve, është i SHQIPËRISË…

3 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Një ditë pasi gazeta greke “Protothema” publikoi pikat e marrëveshjes që po negociohen mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka reaguar ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Duke iu përgjigjur kritikave të shumta brenda vendit të tij për Epirin e Veriut dhe Çamërinë, Kotzias pranoi kompromisin në lidhje me Epirin, duke thënë se ky territor sot i përket Shqipërisë.

“Është qesharake të besohet se Epiri i Veriut i përket Greqisë. Ne duhet të bashkohemi. A i njohim kufijtë e formuar nga Akti Final i Helsinkit? A e njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A i njohim rezultatet e dy Luftërave Botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam t’i referohemi atij”?

Kështu u është përgjigjur kritikëve ministri i Jashtëm i Greqisë, ndërsa ka theksuar se nuk është diskutuar dhe as nuk do të diskutohet çështja çame.

Ministri Kotzias bëri apel që të mos ketë pretendime të tilla territoriale. Ai akuzoi opozitën greke se po luan me të ardhmen e vendit. “Këto janë çështje serioze dhe jo lojëra”, theksoi Kotzias.

Ministri i Jashtëm solli në vëmendje se çfarë ndodh kur kërkohet ndryshimi i kufijve.

“Kujtoni disa nga variantet më të këqija të politikës së jashtme turke, kur qëllimi ishte rishikimi i kufijve, kushtet dhe sjelljet. Këto gjëra nuk janë lojëra. Disa anëtarë të “Demokracisë së Re” bëjnë lojëra të vogla, thonë gënjeshtra, që gjasme ne shkëmbyem Çamërinë me Epirin e Veriut. Duket se e kanë harruar se ajo që ne e quajmë Epiri i Veriut, sot i përket një shteti sovran, të pavarur. Nëse të kundërt ta thonë hapur që kërkojnë ndryshim të kufijve? Duan që të bëjmë luftë dhe të ndryshojmë kufijtë? Apo vazhdojmë të besojmë akoma në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, u shpreh ministri Kotzias.

E përditshmja greke “Protothema” publikoi të hënën marrëveshjen e negociuar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gazeta i mëshonte faktit se Greqia “humbi Epirin e Veriut”, duke hapur shkrimin me këtë titull. Sipas artikullit të kësaj gazete, dy shtetet kanë rënë dakord që Greqia mos të përmendë termin Epiri i Veriut, ndërsa nga ana tjetër Shqipëria nuk do të përmendë termin Çamëria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Brazili sfidon Belgjikën/ Shoku i Neymarit s’ka formulë për të ndalur brazilianin
Previous article NDODH NË LIBRAZHD/ Banorët i bëjnë" RRENG" të paparë hajdutit. Ai... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT