• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË EMISION/ Nëna i kërkon vajzës shtëpinë, e bija mbyll telefonatën në mes të bisedës
Home
Sociale

NDODH NË EMISION/ Nëna i kërkon vajzës shtëpinë, e bija mbyll telefonatën në mes të bisedës

17 October, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

“Shihemi në Gjyq” në Tv Klan nga “E Diela Shqiptare” priti në studio rastin e dy zonjave, Olimbisë dhe Marias. Olimbia është nëna e tre fëmijëve, një djalë i ka vdekur, djali tjetër qëndron në Elbasan në Spitalin Psikiatrik pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. Olimbia është shumë e varfër, rrëfen se fle rrugëve e lulishteve sepse nuk ka para.

Ndërkohë zonja Maria është presidente e dy shoqatave humanitare në Durrës për njerëzit e varfër, por thotë se nuk i ofron dot ndihmë zonjës Olimbi pasi ajo nuk plotëson kriteret. Sipas saj, Olimbia ka një shtëpi që e ka blerë prej 40 vitesh me burrin e saj që ndodhet në emër të vajzës së saj.

Arsyeja pse Olimbia nuk qëndron në shtëpinë e saj është bashkëshorti i vajzës që është gjerman, i cili e ka dhunuar dhe nuk e lejon të qëndrojë në objektin e përmendur. Në një lidhje telefonike mes zonjës Eni dhe vajzës së Olimbisë, Rozetës, kjo e fundit thotë se do i kthejë çelësin e shtëpisë Olimbisë.

Eni Çobani: A është e vërtetë që keni këtë debat me nënën tuaj? Nëna juaj po ju dëgjon në këto momente.

Rozeta: Debat kemi ne, por unë nuk nxjerr njeri nga shtëpia.

Eni Çobani: Pra, nuk i keni thënë nënës suaj të dalë?

Rozeta: Jo nuk i kam thënë dhe më lini rehat se kam problemet e mia.

Olimbia: I thuaj mos ta mbyllë dhomën me çelës ajo se e ka mbyllur shtëpinë me çelës.

Rozeta: Ta sjell unë çelësin mos ki merak.

Olimbia: Derën hajde hape, atë bëj ti dhe më liro shtëpinë, atë shiko ti. Ik e shko ku të kesh kokrrën e qejfit, jo në Gjermani, po matanë Gjermanisë shko ti, atë bëj. Hape derën, më jep çelësat në dorë mua, të rregulloj shtëpinë time dhe shtëpinë e dua në emrin tim.

Zonja Rozeta mbyll telefonatën gjatë përgjigjes së zonjës Olimbi.

Në këtë pikë zonja Olimbi zbulon se të dyja posedojnë urdhër mbrojtjeje ndaj njëra-tjetrës, por ajo është dhunuar nga dhëndri i saj gjerman.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERGENJESHTRON MEDIAT/ Policia e Kosovës: Nuk ka ndodhur asnjë sulm me granatë në Jarinje
Previous article ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Rezultatet preliminare do të publikohen sonte

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT