Një zjarr masiv ka rënë pranë një marketi në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit. Mësohet se zjarri masiv rrezikon edhe banesat përreth.
Jashtë marketit i është vënë zjarri kutive të ambalazhit. Ndërkohë, forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për shuarjen e zjarrit.