• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH MREKULLIA TEK COVID-2/ Vjen në jetë një fëmijë i shëndetshëm! Nëna e infektuar me koronavirus…
Home
Sociale

NDODH MREKULLIA TEK COVID-2/ Vjen në jetë një fëmijë i shëndetshëm! Nëna e infektuar me koronavirus…

6 February, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

COVID-19 nuk fal as të rinjtë dhe as shtatzënat, të cilat janë gjithashtu mjaft të riskuara nga komplikacionet që mund të sjellë ky virus në lindjen e fëmijës duke çuar deri në humbjen e tij. Edhe pse nga spitalet COVID shpesh marrim lajme të trishtuara dhe trajtohen pacientët e infektuar, ndodhin dhe mrekulli si rasti i lindjes së një djali, dy ditë më parë duke sjellë rreze shprese për bluzat e bardha dhe pacientët.

Report Tv gjatë kohës që ishte brenda spitalit COVID2 është informuar nga Prof Asc Alma Cani, shefe e reanimacionit te Shefqet Ndroqi, se në këtë spital ka ardhur në jetë një fëmijë, një djalë, që momentalisht gëzon shëndet të plotë, nga një nënë e infektuar me COVID-19 dhe ishte në gjendje të rëndë. Për mikrofonin e Report Tv, mjekja Alma Cani tha se nëna shtatzënë erdhi me probleme pneumonie për shkak të COVID dhe komplikacionet si pasojë e virusit ka sjellë një lindje të detyrueshme. Mjekja Cani tha se nëna aktualisht është në parametra të qëndrueshme në oksigjen, ndërsa fëmija është dërguar në maternitetin “Koço Gliozheni” dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Para 4 ditësh është shtruar në spital, është rëndë dhe vjen me pneumoni nga COVID. Në momentin e ardhjes gjendja ishte e rënduar dhe u trajtua me oksigjen. Ditën e djeshme nga problematika dhe komplikacionet ka pësuar arrest kardio-respirator ku u fut në frymëmarrje artificiale dhe në një kohë rekord brenda 45 minutash u realizuar provokimi i lindjes pasi gjendja që vjen si pasojë e COVID çon në rrezikun e situatës duke sjellë dhe humbjen e bebit. Në këto kushte në bashkëpunim me kolegët e maternitetit “Koço Gliozheni” u realizua për 45 minuta asistenca në sallat tona të operacioni ku u bë lindja e bebit, një djalë, fatmirësisht çdo gjë shkoi më së mirë. Fëmija është transferuar në maternitet ku aty është dhe asistenca për bebet. Fëmija është mirë dhe nëna ruan mirë parametrat jetësor, ne po vazhdojmë ta mbajmë nën monitorim gjendjen e saj”, tha mjekja Cani.

Ditën e sotme një 28-vjeçare që kishte sjellë në jetë pak ditë më parë fëmijën e saj të tretë humbi jetën te COVID 2, por një nënë tjetër edhe pse në trajtim me oksigjen po lufton për jetën e saj në mënyrë që të dalë nga spitali dhe të marrë në krahë fëmijën e porsalindur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U EKZEKUTUA NË MES TË VLORËS/ Zbulohet e shkuara problematike në Itali e viktimës, autorët djegin makinën (DETAJET)
Previous article HITI I TIKTOK-UT/ Kënga e Don Xhonit nuk i shpëtoi as yllit italian i Instagram-it (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

KAPRIÇOT E MOTIT/ Gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT