Një vajzë 32 vjeçare ka humbur portofolin e saj pranë një stacioni të gazit në Binasco, në provincën e Milanos.
Në të ndodheshin 150 euro dhe disa dokumenta shumë të rëndësishëm.
Ditën tjetër ajo shkoi për të raportuar humbjen në polici dhe ka ndodhur një mrekulli si në përralla, kështu e kanë cilësuar mediat italiane.
Një vajzë 22 vjeçare nga Shqipëria që ushtronte prostitucion në atë zonë , e ka gjetur dhe ia ka kthyer.
Prostituta e re tha se ajo kishte bërë vetëm detyrën e saj, duke shpjeguar se ishte fillimisht nga Shqipëria dhe se ishte e detyruar të dilte në prostitucion.


