• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Federica Mogherini dëshiron të jetë guvernatore e Kosovës, me kompetenca të UNMIK-ut
Home
Rajon

Federica Mogherini dëshiron të jetë guvernatore e Kosovës, me kompetenca të UNMIK-ut

18 December, 2018 F.autor Rajon

Shefja më e pasuksesshme e diplomacisë europiane pak muaj para se të largohet – më në fund! – nga posti, ia jep vetes të drejtën që t’i zgjedh përfaqësuesit e Kosovës, të cilët do të negociojnë me Serbinë apo do të marrin pjesë në takime në Bruksel.

 Kryeministri shpallet i padëshirueshëm, presidenti i dëshirueshëm. Po ekipi negociator (gjysmak) i kontrabanduar së fundi në Kuvend ku është në këtë mes? 

Ai ekipi që po thuhet se do ta ndalë presidentin për të mos bërë pazare me Serbinë? BE pret jo vetëm nga kryeministri, por edhe nga ky ekip që «me gjithë peshën e tij» ta mbështesë presidentin e Kosovës.

Nga Enver Robelli

Këto ditë sërish jemi dëshmitarë të një komedie me dy aktorë të dështuar. Ata quhen Federica Mogherini, shefe e diplomacisë së BE-së, dhe Johannes Hahn, komisioner për Fqinjësi dhe Zgjerim. Dje, në takimin me delegacionin qeveritar të Kosovës, Hahn pasi mbajti një fjalim burokratik, u largua menjëherë për të nënshkruar një marrëveshje me ministren serbe për integrime europiane, ku Serbisë i garantoheshin gati 100 milionë euro ndihma për periudhën e paraanëtarësimit në BE. Javën që shkoi Serbia hapi edhe dy kapituj të rinj në negociatat me BE-në. Ikja e Hahnit nga takimi me palën kosovare tregon mungesën e respektit minimal edhe protokolar që ka ky politikan austriak për ata politikanë të Prishtinës që janë kritikë ndaj agjendave të Brukselit.

100 milionë ndihma dhe dy kapituj të tjerë të hapur me Serbinë – kjo tregon se rezultati i integrimeve europiane për serbët është i prekshëm. Këtë rezultat ata e kanë siguruar falë negociatave me Prishtinën. E çfarë ka fituar Kosova? Kjo shihet në pikat kufitare: policët serbë u bërtasin shoferëve shqiptarë që sa më shpejt të heqin nga vetura targat e Kosovës dhe të ngjesin një letër në veturë, njëfarë kartoni me numra të përkohshëm, të cilët ia mundësojnë shoferit kosovar të kalojë nëpër Serbi.

Ndërsa Johannes Hahn sillet me arrogancë ndaj palës kosovare, Federica Mogherini, krahas arorgancës, i lejon vetes edhe ndërhyrje të drejtpërdrejta në politikën e Kosovës. Si dikur shefat e UNMIK-ut edhe Mogherini vendosë se kush do të ftohet nga Kosova për të marrë pjesë në takimin me liderët e Ballkanit në Bruksel. Kryeministri i Kosovës është shpallur i padëshirueshëm prej saj, andaj në takim ajo e fton presidentin. Vendet e tjera të Ballkanit prezantohen me kryeministra. Serbia e Kosova, sipas qejfit të Mogherinit, nga presidentët.

Në një letër dërguar qeverisë së Kosovës Mogherini (bashkë me Hahn-in dhe komisioneren për Tregti Cecilia Malmström) jo vetëm që kërkoi të hiqet taksa ndaj prodhimeve serbe, por i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës që «me gjithë peshën e tij» ta mbështesë presidentin e Kosovës. «Ne shprehim mospajtim të thellë me vlerësimin tuaj se dialogu është i bllokuar. Krejt e kundërta, dialogu i zhvilluar nga dy presidentët ishte duke bërë progres të dukshëm. Ne kemi ndarë këtë vlerësim me liderët e BE-së në Këshillin Europian të dhjetorit dhe kemi marrë mbështetje inkurajuese», nënvizohet në letër. Sipas Mogherinit dialogu mes dy presidentëve, atij të Serbisë dhe Kosovës, po ecte mirë. Me fjalë të tjera: këtë dialog po e dëmton kryeministri i Kosovës. Andaj duhet të përjashtohet nga debatet për të ardhmen e Kosovës. Pra, shefja më e pasuksesshme e diplomacisë europiane pak muaj para se të largohet – më në fund! – nga posti, ia jep vetes të drejtën që t’i zgjedh përfaqësuesit e Kosovës, të cilët do të negociojnë me Serbinë apo do të marrin pjesë në takime në Bruksel.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike me të drejtë e kundërshton këtë qasje të Mogherinit. Letra e saj, sipas juristëve të këtij grupi, është përpjekje për ta kontestuar kornizën demokratike të vendimmarrjes së Republikës së Kosovës:«Letra në fjalë imponon qartë qëllimin që përfaqësuesi i vetëm në dialog të jetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Në këtë mënyrë, lë të nënkuptohet se Kuvendi dhe Qeveria, apo kushdo tjetër nuk mund të ushtrojë mandatin përfaqësues dhe kushtetues në këtë proces. Rikujtojmë që roli i BE-së është lehtësimi i procesit të dialogut, dhe në një rol të tillë BE-ja supozohet që të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje që është e pranueshme dhe që është reflektim i drejtë i institucioneve demokratike të të dyja palëve. Një proces i tillë nuk mund të shërbejë si instrument për të rregulluar raportet e fuqive të liderëve politikë ose të riaranzhojë kompentencat të përcaktuara, në rastin tonë, në Kushtetutë».

Ndërsa Mogherini në stilin e një guvernatoreje arrogante Kosovën e trajton si koloni afrikane të shekullit të ’19, duke injoruar Kuvendin e Kosovës dhe qeverinë e Kosovës, përfshirë kryeministrin, është në interes të publikut të dihet se ku është në këtë mes ekipi negociator (gjysmak) i kontrabanduar së fundi në Kuvend? Ku është ai ekipi që po thuhet se do ta ndalë presidentin për të mos bërë pazare me Serbinë për fatin e Kosovës? Përse kjo heshtje?

Hahn dhe Mogherini janë dëshmuar si politikanë të paaftë, që në çaste vendimtare ia mbajnë anën kryetarit të Serbisë. Dy zyrtarët e lartë të BE-së Kosovën e shikojnë me përçmim. Kanë dështuar në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ideja e dialogut ka qenë që Beogradi të pajtohet me pavarësinë e Kosovës dhe të bëjë hapa drejt njohjes. Tani, për shkak edhe të përfaqësuesve skandalozë të Kosovës, me bekimin e Hahn-it dhe Mogherini-t po flitet për prishjen e kufijve të Kosovës. Meqë këta dy politikanë kanë qëndrime në të shumtën e rasteve dashakeqëse ndaj Kosovës, pala kosovare nuk duhet t’i pranojë si ndërmjetësues në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Hahn dhe Mogherini janë vetëm edhe katër-pesë muaj në poste. Gjatë kësaj kohe s’mund të bëjnë gjë, përveçse të përpiqen të legalizojnë projektin për ndarjen e Kosovës. Pala kosovare nuk ka përse të ngutet për të negociuar me Serbinë. Nëse Mogherinit dhe Hahnit u ngutet, kanë kohë katër muaj të përmirësojnë gabimet që i kanë bërë sidomos në 4 vitet e fundit! Pastaj ndërmjetësues të tjerë mund të ngarkohen me dosjen e Kosovës. Hahn dhe Mogherini s‘kanë asnjë kredibilitet.

Po aq sa nuk kanë kredibilitet improvizuesit e politikës në Prishtinë, të cilët kërkojnë dialog për nënshtrim. Ndryshe s’mund të kuptohet deklarata e fundit e presidentit të Kosovës: «Ne jemi gati për dialog. Ne jemi gati për vendime të vështira. (…) E di që nuk do të jetë aspak e lehtë. E di se marrëveshjet e kësaj natyre nuk janë shumë popullore. Por, ato janë të domosdoshme». Nuk është e domosdoshme që në këtë format, me Mogherini dhe Hahnin, Kosova të eksperimentojë me shtetësinë e vet. Në këtë qorrsokak Kosovën e kanë futur politikanë që hallet e tyre personale, shqetësimet, gajlet e kokëçarjet private i kanë shndërruar në politikë shtetërore. Politikanët e tillë quhen – të shantazhueshëm! Kosovës i duhen urgjentisht politikanë të pashantazhueshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ Prostituta shqiptare gjen PORTOFOLIN dhe ia kthen 32 vjeçares
Previous article QETËSOHEN "GJAKRAT" TEK INTER/ Marotta: Tani është koha për të vënë rregull, ja e vërteta për Icardin...

F.autor

Postime të ngjashme

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT