Edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kiço Blushit dhe vlerësimet e tij për këtë personalitet të kulturës shqiptare. “Kiço Blushi ishte shkrimtari, dhe intelektuali i angazhuar për një Shqipëri më të mirë dhe për të ndryshuar jetët e të gjithëve. Krijimtaria e shkrimtarit dhe artistit Kiço Blushit është shndërruar në pasuri të jetës së brezave të shqiptarëve. Kiço Blushi ishte deputeti dhe kolegu ynë në kohë të vështira dhe i dha fisnikëri Kuvendit të Shqipërisë. Kiço Blushi ishte miku i të gjithëve dhe do na mungojë të gjithëve”. Zemra e shkrimtarit 75-vjeçar pushoi së rrahuri pasditen e djeshme. Skenaristi dhe shkrimtari Kiço Blushi vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vitesh.